• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI “HERO”/ Kush është Nertil Qato, beratsi që SHPËTOI 14 vjeçaren dhe nënën e saj dhe nuk kërkoi… (FOTO)
Home
Sociale

SHQIPTARI “HERO”/ Kush është Nertil Qato, beratsi që SHPËTOI 14 vjeçaren dhe nënën e saj dhe nuk kërkoi… (FOTO)

2 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një shqiptar është quajtur hero në Itali, pasi ka shpëtuar nga flakët një nënë italiane dhe vajzën e saj të mitur.

Një shpërthim i fuqishëm e zgjoi nga gjumi beratasin Nertil Qato. Kur doli jashtë ai pa një banesë që kishte shpërthyer në flakë e tym për shkak të gazit në kuzhinë.

31-vjeçari shqiptar dëgjoi thirrje për ndihmë dhe nuk u mendua dy herë. Ai mori shkallën që ndodhej në pjesën e pasme të furgonit të tij dhe u ngjit në banesë.

Fillimisht zbriti poshtë vajzën 14-vjeçare, më pas edhe nënën e saj.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Dëgjova një shpërthim dhe dola jashtë. Pashë banesën që ishte shembur pjesërisht, flakë e tym të zi. Dëgjova një thirrje për ndihmë dhe nxitova. Vendosa shkallën dhe u ngjita në katin e dytë. Aty nuk dukej gjë për shkak të tymit të zi. Por dëgjova zërin e një vajze, e mora në krahë dhe e zbrita poshtë. Më pas edhe nënë e saj. Shkova edhe një herë tjetër për t’u siguruar që nuk kisha lënë njeri pas”, tregon ai, raporton newsbomb.al.

Veprimi i shqiptarit ka tërhequr vëmendjen e kryebashkiakut të Livornos, i cili e dekoroi me një çmim special dhe i premtoi procedura të përshpejtuara për të përfituar leje qëndrimi.

“Veprime të tilla duhet të vlerësohen. Ne kemi antitrupa të cilat na ndihmojnë të mos influencohemi nga ata që thonë se emigrantët janë të ligj. Sigurisht që s’kam pse i kërkoj leje Salvinit”, u shpreh kryebashkiaku i Livornos.

“Jam i lumtur për ta. Jam i lumtur që i shpëtova. Nuk do ta harroj kurrë atë përqafim. Nuk dua asgjë, më mjaftoi falenderimi”, u shpreh 31-vjeçari Nertil Qato.

Foto:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRUROHET SKENA E "ARTURBINA"/ 2 salla të reja TEATRALE mirëpresin qytetarët. Pritet të...
Previous article E akuzojnë se thyhet në mes për të reklamuar të pasmet, Ilda acarohet me fansat: Me ju duhet të kesh dy... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT