Shqiptarët në botë çdo ditë e më shumë po bëhen protagonistë dhe po afirmohen në skenat ndërkombëtare falë punës dhe talentit të tyre. I tillë është edhe rasti i regjisorit dhe aktorit shqiptar në Zvicër John A. Mati, i cili që nga nisja e karrierës në vitin 2012 ka realizuar 2 filma me metrazh të shkurtër dhe 3 me metrazh të gjatë duke përdorur vetëm telefonin.
Filmi është pritur shumë mirë nga publiku duke marrë miliona klikime në Youtube. John A.Mati konsiderohet si i pari shqiptar që realizon filma ‘pa buxhet’, duke bërë regjisorin, aktorin dhe kameramanin vetë.


