• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARI DËBOHET NGA ZVICRA PAS 40 VITESH/ Ajo që i zbulohet mund t’i kushtojë shtrenjtë!
Home
Sociale

SHQIPTARI DËBOHET NGA ZVICRA PAS 40 VITESH/ Ajo që i zbulohet mund t’i kushtojë shtrenjtë!

6 October, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ndonëse ka jetuar në Zvicër që prej moshës 5-vjeçare, 45-vjeçari shqiptar nga Kosova duhet të kthehet në vendin e lindjes. Ai shkoi në Zvicër kur ishte 5 vjeç, së bashku me nënën dhe motrën. Tani, kur ka kaluar një kohë kaq e gjatë dhe kur 45-vjeçari është bërë ndërkohë baba i dy fëmijëve, ai duhet të kthehet në vendlindje, në Kosovë, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Arsyeja për dëbim është rënia e tij në vazhdimësi në kundërshtim me ligjin. Ndër të tjera, kosovari ka marrë pjesë në disa vjedhje të makinerisë ndërtimore me vlerë prej rreth 230 mijë frangash dhe ka shitur në Kosovë elektroshtëpiake të vjedhura në Zvicër. Veç këtyre ai ka qenë i përfshirë në tregtinë me 53 kilogramë drogë të tipit marihuanë.

Gjykata e Qarkut e Badenit e kishte dënuar atë në muajin prill të vitit 2005 me pesë muaj e gjysmë burg ndërsa në vitin 2014 me katër vite e 9 muaj burg. Gjykata e Lartë (Kantonale) e Aargaut ia kishte ngritur dënimin e fundit për edhe një vit.

Kështu, 45 vjeçari duhet ta mbarojë vuajtjen e dënimit me burg jo më parë se në vitin 2021, përcjell albinfo.ch. Por menjëherë pas kësaj, siç ka vendosur tashmë Zyra për Migracion e Aargaut, ai duhet ta lëshojë edhe Zvicrën.

Kosovari kishte ushtruar të drejtën e ankesës fillimisht në Departamentin Kantonal të Punëve të Brendshme dhe pastaj në Gjykatën Kantonale Administrative. Pasi në të dyjat kishte dështuar, ai kishte ushtruar ankesë edhe në shkallën më të lartë të gjyqësisë së Zvicrës, në Gjykatën Federale, transmeton albinfo.ch. Por edhe këtu doli duarthatë.

Gjykata Federale ka vërtetuar vendimet e shkallëve të mëparshme për dëbimin e kosovarit. Gjegjësisht, për heqjen e lejes së qëndrimit të përhershüëm në Zvicër (Viza C).

Këtë vendim gjykata e ka marrë duke pasur parasysh se rreziku për përsëritje është evident dhe për këtë arsye dëbimi është interes publik. Veç kësaj as paralajmërimet dhe as dënimi i parë me burg nuk e kishin ndalur të dënuarin nga kryerja e delikteve tjera.

“Ushtruesi i ankesës nuk i ka shfrytëzuar shanset që i janë ofruar dhe paralajmërimet nuk i ka marrë seriozisht. Si përfundim, ai duhet t`i bartë pasojat përkatëse të gjithë kësaj”, thuhet në vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË LEZHË/ Makina përplas për vdekje të riun nga Tropoja (Emri)
Previous article ''TË DUA PANDA''/ Kush e surprizoi kaq shumë Xhemi Shehun?

k.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT