• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët të “uritur” për internet, rritet me 46.6% përdorimi nga celulari
Home
Sociale

Shqiptarët të “uritur” për internet, rritet me 46.6% përdorimi nga celulari

19 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Çdo shqiptar ka përdorur mesatarisht 2.66 gigabajt internet nga celulari në 3 mujorin e parë 2018 duke regjistruar rritje si në raport me tremujorin e fundit të vitit të kaluar ashtu edhe në raport me të njëjtën periudhë të 2017-ës. Statistikat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T1 2018 ishte rreth 15 Milion gigabajt.
“Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.66 GB Internet në muaj në T1 2018, që përbën një rritje me 15.9% në krahasim me T4 2017 dhe një rritje 46.6% krahasuar me T1 2017” thuhet në raportimin e AKEP.

Por “urinë” për internet e reflekton jo vetëm përdorimi nga aparatet celular. Të dhënat për pajtimtarët me akses broadband(bandë të gjerë) përmes rrjeteve fikse tregon gjithashtu për rritje të interesit.

“Numri i pajtimtarëve më akses Broadband në internet nga rrjete fikse në T1 2018 arriti në rreth 314 mijë, që përbën një rritje me 6.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm dhe një rritje me rreth 18.1% në krahasim me të njëtin tremujor në vitin 2017” vlerëson Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Treguesit e tjerë

Tremujori i parë i këtij viti ka regjistruar një tendencë rritjeje në të gjithë elementët që lidhen me komunikimin dhe kompanitë celulare apo ato fikse. Sipas shifrave zyrtare konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T1 2018 ishte: 182 minutadalëse, 38 SMS dhe 2.66 GB Internet. “Krahasuar me T4 2017, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 20.9 %, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rritje respektivisht me 18.1% dhe me 15.9%” thuhet në raportin e AKEP.

Lidhur me telefoninë fikse numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2018 ishte rreth 256 mijë, që përbën një rritje me 3.46% në krahasim me T4 2017 dhe një rritje me 3.4% në krahasim me T1 2017.

Burmi: Monitor.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Milionat e “oligarkëve” të pushtetit
Previous article LIVE SHORTI/ Shkëndija me FAT, “peshkon” kampionët e Uellsit ndërsa KUKËSI ndeshet me Valletën

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT