• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT PINË MË PAK ALKOOL/ Eurostat: Të parafundit në kontinent për konsum pijesh
Home
Sociale

SHQIPTARËT PINË MË PAK ALKOOL/ Eurostat: Të parafundit në kontinent për konsum pijesh

2 January, 2023 s.autor Aktualitet, Sociale

Shqiptarët janë populli më pak pijedashës në Europë. Të paktën kështu shprehen statistikat zyrtare të Eurostat që vendin tonë e rendisin të parafundit në kontinent, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Konsumi i pijeve alkoolike sipas fuqisë blerëse në Shqipëri ishte sa 19% i mesatares europiane, ndërkohë Kosova qëndron vetëm më pak sipër nesh me 22%.

Në rajonin e Ballkanit Perëndimor më pijedashësit janë malazezët dhe serbët, ndërsa pas tyre vjen Maqedonia e Veriut. Ndërkohë, në nivele të ngjashëm me Shqipërinë paraqitet Bosnjë Hercegovina.

Ndërsa konsumi është i ulët, çmimet e pijeve alkoolike në Shqipëri janë sa 122% e mesatares europiane, sipas tabelave të Eurostat, duke qenë një faktor që mund të ndikojë në stepjen e konsumatorëve për të blerë këtë produkt. Pijet alkoolike janë më të lirat në Europë në Maqedoninë e Veriut, me 81% të mesatares europiane dhe më të shtrenjtat në Suedi, me 219% të mesatares europiane.

Shpenzimi nominal për frymë për pije alkoolike në Shqipëri në 2021-n ishte 86 euro, përkundrejt 286 euro që është mesatarja e Bashkimit Europian, sipas tabelave të Eurostat.

Ndërkohë nga tabelat, shihet qartë se tek shtetet më pijedashëse hynë zvicerianët, më pas austriakët, vendet baltike dhe Gjermania, ku temperaturat janë edhe më të ulëta se në Shqipëri apo vendet e Mesdheut. Ngjashëm edhe në Greqi, konsumi i alkoolit është sa 28% i mesatares evropiane, ndërsa në Itali 69%, pra poshtë mesatares./ Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA e “The Times”: Kim Jong-un paralajmëron se do të rrisë arsenalin bërthamor të vendit të tij
Previous article BIE NUMRI I LINDJEVE NË KUKËS/ Në 48 orët e para të vitit vjen në jetë vetëm një vajzë

s.autor

Postime të ngjashme

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit Aktualitet

ATENTATI ME SNAJPER NË BURGUN E VAQARRIT/ U shpall i pafajshëm në vitin 2022, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Ergys Kolaverit

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun Aktualitet

BAJPASI I ELBASANIT/ Nisin punimet për ndërtimin e autostradës që do të lehtësojë trafikun

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen! Aktualitet

KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT