Gazeta Shqiptare ka publikuar ditën e sotme edhe deklarimin e pasurisë së presidentit Meta si dhe familjes së tij. Duke qenë se në rolin e Zonjës së Parë është vajza e vogël e çiftit, është publikuar edhe pasuria e Bora Metës. Ashtu si shihet edhe nga tabela e publikuar nga GSH, Ilir Meta ka të ardhura që vijnë nga paga e tij si president, dhe nga dietat që merr.





