• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT NËPËR BOTË/ Disa histori suksesi që na bëjnë krenarë
Home
Ekskluzive

SHQIPTARËT NËPËR BOTË/ Disa histori suksesi që na bëjnë krenarë

8 July, 2020 F.autor Aktualitet, Ekskluzive, Sociale

Historitë e suksesit që vijnë vitet e muajt e fundit nga shqiptarët nëpër botë na bëjnë padyshim të ndihemi mirë dhe krenarë.

Dikush ka fituar një pozicion të rendesishem në nje prej organizatave më të mëdha, dikush tjetër një mandat si ligjvënëse e të tjerë kampionate te ndryshme si dhe ngritjen e bizneseve e kompanive të tyre falë punës e vullnetit.

Ajo që vlen te permendet është se pavaresisht shkeputjes prej vite nga Shqipëria, askush prej tyre nuk harron ta përmendi orgjinën madje edhe me nota krenarie, shkruan AlpeNews.al

Sot, ju sjellim disa prej tyre duke uruar që shembujt si këto të jenë gjithnjë në rritje.

Besiana Kadare

Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadares, është përzgjedhur si zëvëndëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në sesionin e 75-të të saj.

“Krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur si zëvendëspresidente në sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është një nder i madh për të shërbyer si zëvendëspresidente në këtë sesion historik dhe po shoh para për të punuar me ambasadorin turk Volkan Bozkir, që është edhe presidenti i Asamblesë së Përgjithshme”, shkroi vetë Besiana, në rrjetet sociale.

Arba Kokalari
Arba Kokalari, eurodeputetja shqiptare në Parlamentin Europian, është zgjedhur në listën e një prej 30 grave drejtuese, më frymëzuese në Suedi. Kjo sipas renditjes së Sweden’s Leader’s Organization. Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo thotë se tashmë bashkë me ekipin e saj po punojnë me energji shtesë për të bërë një ndryshim për Suedinë në BE.
Dëshire Shehu
Deshire Shehu ka fituar për të dytën herë një vend në Asamble, pas zgjedhjeve komunale që janë mbajtur të dielën në Steiermark në Austri. Ajo ishte pjesë e 10-të personave të parë në listën e partisë SPÖ, që në këtë komunë triumfoi me 58,97 % duke fituar 20 vende në asamble.
Deshira është nga Fushë Kruja dhe prej vitit 1997 jeton në Austri.
Ylfete Fanaj

Shqiptarja që po shkruan historinë në Zvicër. Ylfete Fanaj me prejardhje nga Prizreni, u zgjodh kryetare e Parlamentit të Luzernit.
Fanaj është politikania e parë me prejardhje shqiptare e zgjedhur në një asamble komunale dhe pastaj edhe në parlament në Zvicër.

Ermina Lekaj
Shqiptarja që garon për mandatin e saj të tretë si deputete në Kroaci.
Aleks Çapaliku
Aleks Çapaliku shpallet trajneri më i mirë i Italisë nga Federata Italiane e Shahut.
Eriona Xhaferri
Farmacistja shqiptare, Eriona Xhaferri nominohet për çmimin “Global Woman Award 2020”.
Klejda dhe Kasandra Hila
Motrat shqiptare, Klejdia dhe Kasandra Hila, janë studente në një nga universitetet më të njohura në Kanada, e së fundmi janë nderuar me një nga çmimet më të mira si ndër studentet më të mirat në Universitet.
Betime Begzati

Shqiptarja shpallet nxënësja më e mirë në shkollën Aurora të Amerikës!

Ajo quhet Betime Begzati dhe është zgjedhur si nxënësja më e mirë në Aurora High School-Class of 2020 Graduation e vlerësuar me diplomën e “Nderit më të lartë” (Summa Cum Laude).

Geri Çupi

Shqiptari renditet në listën e të rinjve më të suksesshëm të “FORBES”.

Geri Ҫupi pak javë më parë është klasifikuar në listën e “Forbes” si një ndër 30 të rinjtë e suksesshëm në Evropë nën moshën 30 vjeҫ.

Edhe pse është vetëm 27 vjeҫ, ai është Drejtor Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i kompanisë MonoChain e cila është një platformë blockchain që fuqizon markat dhe shitësit me pakicë për të ndërtuar e tyre në treg.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PSE PO RRITEN TË PASMET E TUA ÇDO DITË E MË SHUMË?" Tayna përgjigjet troç (FOTO)
Previous article KORONAVIRUSI/ Tronditet Partizani para derbit, dy lojtarë pozitivë me Covid-19

F.autor

Postime të ngjashme

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar Aktualitet

U SHOQËRUA PAS TENSIONEVE/ Gent Progni nga qelia: Isha me pranga, por bodyguardi i Ulsi Manjës më ka dhunuar

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza Aktualitet

MBI 20 TË SHOQËRUAR PAS TENSIONEVE NË PROTESTË/ Qytetarët para Komisariatit nr.3, bllokohet qarkullimi në rrugën Mine Peza

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT