• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“Shqiptarët në udhëtimin e jetës, vizitë në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës”
Home
Kulturë

“Shqiptarët në udhëtimin e jetës, vizitë në vendet e shenjta të Mekës dhe Medinës”

27 May, 2018 F.autor Kulturë

Nga Armir Mehaj

Të udhëtosh për vizitën në vendet e shenjta të Mekes dhe Medinës, për besimtarët myslimanë është një ndjesi e veçantë, është një dritë shpresë, një burim frymëzimi dhe rruga e duhur për të zbutur zemra, për të lënë mënjanë mëritë, smirën dhe çdo gjë të keqe të kësaj bote, ndaj me të drejtë konsiderohet si udhëtimi i jetës.

Sapo arrimë në Medinë ne takojmë një prej shqiptarëve, i cili jeton atje, Idrizin. Ai së bashku me student shqiptar në Arabin Saudite ndihmojnë vizitoret e vendeve të shenjta dhe na tregon për intenerarin që ndjekin besimtarët që kryejnë vizitën në Medine e Meke, vizite që në gjuhen fetare njihet si Umrah.

Medina njihet si qyteti ku jetoi profeti i myslimanëve pasi u dëbua nga vendlindja e tij Meka. Në xhaminë ku ai kryente shërbesat fetare vërshojnë çdo ditë miliona njerëz nga e gjithë bota. Për myslimanët, ky është një emocion i veçante, e shume prej tyre e kanë ëndërr ta vizitojnë Xhamin e profetit, ku ndodhet dhe varri i tij.

Por pjesë e vizitës janë dhe disa vende të tjera, element të historisë së islamit. Në Medinë është Xhamia e parë në historin e njerëzimit, varrezat e luftetarve të profetit, mali Uhud, Kodra e Shigjetarve dhe shume vende të tjera pika reference për boten islame të cilat e kanë kthyer Medinen ndër qytetet më të vizituara të botës.

Por këtu është vetëm fillimi, pasi Meka është vendi i ëndrrave të myslimanëve, aty ku Qabeja, e njohur ndryshe dhe si qendra e botës pret miliona besimtar çdo çast të 24 oreshit.
Qabeja është ngrehina e parë në rruzullin tokësor.

Ajo thuhet të jetë më e vjetër se vetë njerëzimi, ndërsa është pikë e referencës, burim I shpresës dhe qetësisë për besimtarët e mbar botes. Njerëzit aty janë më pran Zotit, ndërsa më shumë se çdo gjë aty lutet e flet shpirti.

Qabeja është i vetmi vend në bote ku për asnjë çast nuk ka pushim, besimtaret rrotullohen rreth saj duke u lutur për veten dhe të dashurit e tyre, duke arritur kështu qetësin e munguar, trazuar nga ëndrra jetësore për ta vizituar këtë vend të shenjët.

Grupi që po viziton gjatë këtij Ramazani vendet e shenjta të Arabisë Saudite konsiderohet si me fat, për shkak se vizita e tyre përkon dhe me muajin e Ramazanit, të cilët i urojnë bashkëkombësve agjëruesve për agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Ndryshe nga sa vinë të lumtur besimtarët largohen të mërzitur dhe me ëndrrën dhe lutjet që krijuesi fuqiplotë tua mundësoj sërish udhëtimin e jetës.(bw)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Portieri rumun dërgon vonesën e lojës në një nivel tjetër (VIDEO)
Previous article PRAPASKENAT/ Takim SEKRET mes udhëheqësve të dy Koreve

F.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT