• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shqiptarët, ndër vendet me konsumin më të lartë të patates në botë
Home
Ekonomi

Shqiptarët, ndër vendet me konsumin më të lartë të patates në botë

2 January, 2018 k.autor Ekonomi

Patatja njihet për vlerat e saj e saj ushqyese, si burim karbohidratesh, por edhe për përmbajtjen e lartë që ka të vitaminës C dhe B-6. Jo më kot, Shqipëria renditet ndër vendet ku konsumi është më shumë i lartë.

Sipas përllogaritjeve të ‘Monitor’, bazuar në të dhënat e INSTAT për prodhimin dhe doganave për importin dhe eksportin, konsumi i patates në vitin 2016 në vendin tonë ishte 255 mijë tonë apo 91.3 kg për person, shifër kjo ndër më të lartat në botë.

Nga të dhënat e mbledhura nga FAO, konsumi mesatar botëror i patates është 32.6 kg për person, ndërsa mesatarja europiane është 71.9 kg për frymë.

Ne konsumojmë disa herë më shumë edhe se vendet e rajonit. Konsumi mesatar për frymë në Serbi ishte në nivelin e 39.6 kg për frymë, në Malin e Zi 47.5 kg dhe në Maqedoni 57.5 kg, nën mesataren europiane të konsumit.

Konsumi është më i lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku sipas të dhënave në një vit konsumohet mesatarisht 75 kg patate për person.

Patatja u bë ushqimi i preferuar i europianeve vetëm pas viteve 1800 dhe sot është një prej ushqimeve më të përhapura dhe më të përdorura.  Në vendet si Belgjika, Rusia dhe Lituania, konsumi i patates për frymë në një vit i kalon 100 kilogramët.

Toka shqiptare ka rendimentin më të lartë
Sikurse shihet nga konsumi i lartë, patatja është një ndër perimet kryesore të dietës së shqiptarëve.  Megjithatë , sipas të dhënave nga INSTAT, prodhimi i patates në 2016-n ishte 238.3 mijë tonë, 7 mijë tonë më pak se një vit më parë, ndërkohë që importi i patates për të njëjtin vit u rrit me thuajse 30%, në rreth 18.1 mijë tonë, referojnë Doganat. Eksportet ishin minimale, prej 844 tonësh.

Sipas të dhënave të faqes OurWorldinData, krahasuar me vendet e rajonit, toka bujqësore shqiptare ka rendimentin më të lartë të prodhimit të patates. Nga të dhënat e mbledhura nga FAO, një hektar tokë në Shqipëri prodhon rreth 25 tonë patate.
Toka shqiptare ka rendiment më të lartë edhe se toka maqedonase dhe malazeze, që prodhojnë në një hektar 14 tonë patate. Rendimenti i tokës në Serbi është 11 tonë për një hektar, ndërsa në Bosnjë 9 tonë për hektarë. (Të dhënat për Kosovën mungojnë).

Në Maqedoni, sipas të dhënave të Eurostat, u prodhuan në vitin 190 mijë ton patate, në Serbi 639 mijë ton dhe në Mal të Zi vetëm 27 mijë ton.

Në Europë, prodhuesi më i madh i patates është Gjermania, me 10.4 milionë tonë në vit, e ndjekur nga Franca me 7 milionë tonë, po sipas Eurostat.

Ecuria e tregtisë
Megjithatë, edhe pse me një tokë bujqësore që ka rendiment të lartë, importet e patates kanë shënuar rritje në të dytin vit radhazi me gati 30%.
Ndërsa për sa u përket eksporteve, në pesë vitet e fundit, nivelin më të lartë në 2013-n ku sasia e eksportuar ishte 1504 tonë. Në 2016-n, nga të dhënat e Doganës, sasia e eksporteve ishte 844 tonë, 1.7 herë më pak.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tragjedi në SHBA, adoleshenti vret prindërit dhe motrën në natën e ndërrimit të viteve
Previous article Nëna shqiptare lind në makinë, lajmi bën xhiron e Italisë

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT