Trafikantët shqiptarë të drogës në Holandë kamuflohen si turistë. Është ky konstatimi i prokurorit Otto Van Der Bijl i cili ka folur për median NRC.nl.
“Nëse pyet një shqiptar të arrestuar në Holandë për trafik droge ai jep përherë të njëjtin justifikim, se po e viziton Amsterdamin si turist. Ndërsa nëse e pyet se çfarë do bëjë në qytet, nuk mund të tregojë asnjë atraksion turistik. Ajo çfarë shqiptarët nuk arrijnë të shpjegojnë është se pse kanë mijëra euro me vete kur paga mesatare mujore në Shqipëri është rreth 330 euro”-thotë prokurori, der Bijl.
Pak ditë më parë shumica e deputetëve Holandez votuan në favor të rikthimit të regjimit të vizave për shtetasit shqiptar që udhëtojnë drejt vëndit të tyre.
Po sipas medias Holandeze hetimet policore atje tregojnë se shqiptarët që kanë ndërtuar shpejt perandorinë e tyre të drogës kanë përfituar nga lëvizja e lirë në Shengen për 90 ditë.
Droga që trafikojnë shqiptarët futet në Holandë nga Amerika e Jugut, duke përfshirë Kolumbinë, Holandën dhe Belgjikën. Ata shesin kryesisht kokainë. Ajo arrin nëpërmjet porteve të Roterdamit dhe Antëerpes dhe më pas dërgohet në Amsterdam, ku është qendra e shpërndarjes, sipas der Bijl.
Gjatë viteve të fundit në Holandë sipas statistikave të ministrisë së drejtësisë dhe asaj të brenndshme në Holand të cilave i është referuar NRC në shkrimin e saj rezulton se janë ndaluar 1700 shtetas shqiptarë.
Në zbarthimin e profilit të kriminalitetit shqiptarë në Holandë De Bijl ka sqaruar se një dekadë më parë shqiptarët punonin për mafian italiane ndërsa sot ata janë të pavaruar në trafikun e narkotikëve.
Ndalur tek paratë e fituara nga aktiviteti i narkotrafikut për policinë Holandeze rezulton se sasia më e madhe e këtyre fitimeve sillet në shqipëri me çanta, makina dhe të kamufluara nëpër sklete bicikletash ndërsa një pjesë tepër e vogël investohet në Holandë.



