• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët kanë shtëpitë më të vogla në Europë, por ama janë pronarë
Home
Ekonomi

Shqiptarët kanë shtëpitë më të vogla në Europë, por ama janë pronarë

18 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Ekonomi, Sociale

Shqipëria është vendi me banesat me numrin më të ulët të dhomave në Europë, sipas anketës së Cilësisë së Jetës, të kryer nga Komisioni Europian. Të pyeturit në Shqipëri u përgjigjën se apartamenti i tyre kishte dy dhoma.

Komisioni Europian ka zhvilluar Anketën e Cilësisë së Jetës me të dhënat e mbledhura për vitin 2016-2017. Në seksionin e pyetjeve në lidhje me strehimin, pyetjes për numrin e dhomave të banesës të anketuarit në Shqipëri dhanë përgjigjen 2, më e ulëta nga të gjithë vendet e marra në shqyrtim.

Vende të tjera me numër të ulët të dhomave në banesa ishin Mali i Zi, me mesatarisht 3 dhoma, dhe Letonia me po aq. Vendet me numrin më të lartë janë Belgjika, Irlanda dhe Luksemburgu, me mesatarisht mbi 5 dhoma. Mesatarja e Bashkimit Europian për sa i përket numrit të dhomave të banesës ishte 4.

Gjithashtu sipas së njëjtës anketë, pjesa më e madhe e shqiptarëve janë pronarë të shtëpisë së tyre. Rreth 87% e të anketuarve thanë se ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin, 8% e të pyeturve deklaruan që banonin me qira, 3% kishin një kredi për të shlyer.

Në Europë, rekordin e individëve pronarë të shtëpive ku jetonin e mban Bullgaria, ku 92% e të anketuarve ishin pronarë të shtëpisë ku jetonin. Në përgjithësi, në vendet e Europës Lindore, përqindja e individëve që e zotëronin banesën ku jetonin është shumë e lartë në krahasim me vendet e Europës Perëndimore. Përqindjen më të ulët e ka Danimarka, ku vetëm 9% e individëve janë pronarë të shtëpive të tyre. Mesatarja europiane për pronësinë e shtëpisë është 45%, ndërsa 22% janë pronarë të shtëpive, por kanë një hua për të shlyer, 14% jetojnë me qira.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet kandidate si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Anketa në këto vende është zhvilluar në periudhën nëntor 2016 – mars 2017, me një kampion të zgjedhur rastësisht prej 1,000. Në të gjithë Europën janë zhvilluar në total 36,900 intervista.

Ndërtuesit shqiptarë pohojnë se dhe aktualisht në Shqipëri tendenca në ndërtim janë sipërfaqet e vogla, 1+1. Sipas tij, individët nuk janë më të interesuar në sipërfaqet e mëdha, për ta është e vështirë menaxhimi i sipërfaqeve të mëdha, pasi kërkojnë më shumë investime për ngrohje apo mirëmbajtje. Gjithashtu shtoi se shtëpitë me sipërfaqe të vogla, janë më të lehta për t’u dhënë me qira./monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kupa e Botës, vetëm në 1990-ën është bërë më keq se në Rusi
Previous article "Joshet" Igli Tare/ Madrilenët mbulojnë me "ar" lojtarin serb të Lazios 

Ina.Autor

Postime të ngjashme

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË SHKODËR/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona, nisin hetimet për kryeplakun e fshatit Vukël

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Vendi vijon të preket nga temperaturat e larta, reshje të dobëta shiu në zonat malore dhe juglindje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT