• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqiptarët i ikin dembelizmit, rritet interesi për të punuar (FOTO)
Home
Sociale

Shqiptarët i ikin dembelizmit, rritet interesi për të punuar (FOTO)

2 January, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Interesi i popullsisë shqiptare (15-64 vjeç) për të marrë pjesë në tregun e punës  ka ardhur në rritje vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2017, shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës ishte 67 për qind për popullsinë në moshë pune, tregues në rritje ky që prej vitit 2014 (shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës është raporti i forcës së punës kundrejt popullsisë në moshë pune).

Në dhjetë vitet e fundit rekordin e mban viti 2011 ku 68 për qind e popullsisë së moshës 15-64 vjeç shfaqin interes për të punuar, teksa niveli më i ulët u shënua në vitin 2013 ku ky tregues ishte vetëm 59 për qind. Pjesëmarrja e ulët në tregun e punës tregon për një përqindje të lartë të personave të dekurajuar për të kërkuar punë ose persona të tjerë që i janë dedikuar detyrimeve familjare si rritja e fëmijëve, invaliditeti ose kujdesi ndaj anëtarëve të tjerë ndaj tyre.

Sipas një studimi të Bankës Botërore shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës në vendet e zhvilluara është mbi 75 për qind.

Në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore shihen pabarazi të mëdha në Shqipëri, ku pjesëmarrja më e ulët është në mesin e femrave.

Sipas INSTAT shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ishte  58 % në tremujorin e tretë të 2017, ndërsa për meshkujt ky tregues është 76 %.

Për meshkujt, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat ka rënë me 1,2 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt është rritur me 0,7 pikë përqindje.

Ekspertët pohojnë se bumi në sektorin e ndërtimit ka nxitur aktivizimin e meshkujve në moshë pune në tregun e punës.

Kriza ekonomike globale dhe ngadalësimi i vazhdueshëm i ritmeve të rritjes ekonomike që pasoi dha pasoja negative në tregun shqiptar të punës. Pjesëmarrja në fuqinë punëtore ra me më shumë se 3 pikë në mes 2007 dhe 2008. Shoku që dha kriza ishte më ashpër ishte mbi të rinjtë, me një rënie prej rreth 6 pikë përqindje gjatë krizës (2007-2010).

Të dhënat për vitet e fundit, tregojnë se pjesëmarrja e fuqisë punëtore ka vazhduar rënie në vitin 2012 dhe 2013, teksa rimëkëmbja ka vijuar përgjatë periudhës 2014-2017.

Teksa totali i popullsisë në 7 vitet e fundit sipas NSTAT është pakësuar me 30 mijë persona, popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është shtuar më 9400 persona.(Monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROMA/ Nainggolan kërkon falje pasi u dëfrye me duhan e alkool
Previous article Edhe juve ju ndodh apo jo?! Këto janë disa nga sjelljet e pahijshme që i irritojnë të gjithë

k.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT