• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shqiptarët i shmangen kafesë, për herë të parë ulen importet më 2017
Home
Ekonomi
Biznes

Shqiptarët i shmangen kafesë, për herë të parë ulen importet më 2017

12 March, 2018 Redaktor2 Biznes, Ekonomi

Importet e kafesë shënuan ulje për herë të parë gjatë vitit 2017, pas një rritje të qëndrueshme vit pas viti që kur Shqipëria u përfshi në ekonominë e tregut. Produkti aq popullor në tryezat e shqiptarëve, gjithashtu është lënda e parë për mbi 18 mijë biznese që shërbejnë kafe.

Ministria e Financave raportoi zyrtarisht se importet e kafesë ishin 4.6 për qind më të ulta në vitin 2017 se një vit më parë. Vitin e kaluar janë importuar 8485 tonë kafe ose 409 tonë më pak se në vitin 2016. Kjo ishte hera e parë të paktën që nga viti 2007 që importet e produktit vijnë më rënie.

Ekspertët e tregut pohojnë se importet po reflektojnë konsumin në rënie të këtij produkti. Kjo po reflektohet edhe në tranzicionin që po kalojnë bar-kafetë, disa prej të cilave në zonat më popullore të Tiranës po zhvendosen ne aktivitet te tjera.
Gjithashtu ulja e numrit të konsumatorëve prej emigrimit të lartë ka ndikuar konsumin e kafesë.

Disa lokale në zonën ish bllokut në Tiranë kanë pohuar rënie të frekuentimit nga klientët.

Teksa importet janë ulur, çmimi më pakicë i kafesë është rritur. Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, çmimi i kafesë pësoi një rritje vjetore me 1.2%, niveli më i lartë që nga viti 2013.

Ka disa paradokse në biznesin qe kafesë. Shqiperia megjithëse ke numrin më të lartë të bizneseve të bar kafesë në Europë, konsumin e kafesë për frymë e kemi ende të ulët.

Nga të dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar në importin e publikuar nga Doganat dhe shifrat e popullsisë së INSTAT, një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në një vit, më e ulëta në rajon.

Të parët në rajon për konsumin më të lartë të kafesë janë serbët. Një serb konsumon mesatarisht 5.4 kilogramë kafe për frymë. Të dytët renditën boshnjakët me 4.3 kilogramë për frymë.

Ndër vendet me konsumin më të lartë për frymë të kafesë janë Vendet Skandinave. Vendi i parë në botë për konsumin e kafesë është Finlanda me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit. Të dytët me konsum të lartë renditen norvegjezët, të cilët sipas të dhënave, konsumojnë rreth 7.2 kilogramë për person gjatë një viti.

Sipas të dhënave më të fundit të Anketës Strukturore të INSTAT-2016, në Shqipëri numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 18,795 (14,200 bare dhe 3,965 bar restorante), me një rritje prej 6.3% në raport me vitin e mëparshëm (janë hapur rreth 1200 bar-kafe të reja në një vit dhe janë mbyllur 96 bar-restorante)

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 152 banorë.

Shqipëria ia kaloi në 2016-n edhe Spanjës, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.(Monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot Lori Hoxha e ka një përgjigje për të gjithë ju dhe nuk do t’ju pëlqejë aspak (VIDEO)
Previous article Antonio Conte nuk është optimist: Na mungon përvoja, do të vuajmë ndaj Barcelonës

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT