• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPTARËT I BESUAN EDIT…”/ Linda Rama: Jam e prekur! Ndjeva sikur po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam për ‘Shqipërinë si Evropa’
Home
Politikë

“SHQIPTARËT I BESUAN EDIT…”/ Linda Rama: Jam e prekur! Ndjeva sikur po lidhej filli mes prindërve tanë dhe asaj që ëndërruam për ‘Shqipërinë si Evropa’

17 May, 2025 s.autor Politikë

Në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, Linda Rama foli edhe për fitoren e bashkëshortit të saj Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit. Ajo tha se shqiptarët i dhanë Edit një mandat të fortë, teksa e cilësoi si një përgjegjësi të madhe për të realizuar atë që ka premtuar, integrimin e vendit në BE.

Theksoi gjithashtu se ndihet e prekur dhe e mallëngjyer edhe për faktin pasi ndjeu se po lidhet filli mes prindërve të tyre dhe asaj që kanë ëndërruar për ta bërë vendin si gjithë Evropa.

“Jam entuziaste dhe e preku dhe e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në ’91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe qeveria e parë demokratike mori mbështetje të jashtëzakonshme për qytetarët dhe duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët sepse besojnë të ëndërrojnë shumë në Evropë, i besuan Edit një mandat të fortë. Përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej peshën mbi shpatula për të mos zhgënjyer askënd nga ata që ka dhënë këtë mbështetje dhe lejuar të rinjtë që të çelin një shteg krejt të ri, misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi.”, u shpreh Linda.

E pyetur për tre gjëra që do të thoshte për vendin, ajo përmendi diversitetin. Së pari diversitetin e natyrës, ku sipas saj gjen gjithçka në Shqipëri, dhe diversitetin kulturor. Më pas përmendi dinamizmin si popull dhe devocionin.

“Gjëja e parë është diversiteti në tri nivele, i natyrës këtu mund të gjesh Karaibe, Toskanën dhe Alpet e Zvicrës. Në këtë vend të vogël gjen botën. Larmia dhe diversiteti kulturor, në këtë territor ka më shumë se 3 mijë kostume tradicionale dhe shumica prej tyre janë unike në botë. Tre besime fetare që bashkëjetojnë në harmoni. E dyta, është dinamizmi, jemi komb mjaft energjik e dinamik. Dhe tronditjet nuk na trondisin. Ndodhi në ‘97, paksa në 2008, më pas me tërmetin, me pandeminë dhe ishim mjaft vital. E treta është një tjetër D, devocion, jemi të përkushtuar ndaj familjeve tona, të devotshëm kundër vendit dhe ndaj Evropës e ndaj botës. Këto tre D na bëjnë ne 3D. “, u shpreh Linda Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONOHET SITUATA NË NUMËRIMIN E VOTAVE NË LEZHË/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin: Kujdes të kam fal njëherë ke shkuar...
Previous article FORUMI EKONOMIK/ Linda Rama: Si gruaja e kryeministrit, ishte sfiduese të ruaja identitetin tim personal dhe profesional...

s.autor

Postime të ngjashme

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier Politikë

FOTOLAJM/ Rama ‘harron’ për një çast politikën, kapet ‘mat’ i përqafuar me djalin e vogël në Fier

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT