• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPTARËT DREJT TIRANËS DHE…”/ Shkodra, Berati, Kukësi dhe Gjirokastra zvogëlohen me shpejtësi
Home
Aktualitet
Kronikë

SHQIPTARËT DREJT TIRANËS DHE…”/ Shkodra, Berati, Kukësi dhe Gjirokastra zvogëlohen me shpejtësi

8 May, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Shqiptarët po largohen jashtë vendi ose po zhvendosen drejt kryeqytetit dhe qytetit bregdetar të Durrësit, duke çuar drejt boshatisjes qarqet e tjera të vendit.

Sipas Instat, nga 12 qarqe në total vetëm këto rajone kanë parë rritje të popullsisë vitin e kaluar, ndërsa pjesa tjetër janë tkurrur ndjeshëm.

Qarku i Tiranës numëron 912.1 mijë banorë, rreth 6 mijë më shumë se në 2019-ën, teksa popullsia e atij të Durrësit u rrit me 1 400 banorë vitin që lamë pas duke arritur në 292 mijë banorë në total.

Qytetet e 10 qarqeve të tjera kanë parë një pakësim të popullsisë, e ku më shqetësuese ky fenomen konstatohet veçanërisht në qarqet e Elbasanit dhe
Fierit që kanë parë rënien më të madhe me përkatësisht 3800 banorë më pak se krahasuar me 2019-ën.

Lëvizjet demografike dhe mundësitë e kufizuara për zhvillimin ekonomik kanë bërë që edhe qarku i Shkodrës dhe Beratit të tkurren ndjeshëm në numër popullsie, pasi vitin që lamë pas u pakësuan përkatësisht 2900 dhe 2600 banorë më pak secili.

Situata më alarmante sipas të dhënave të Instat paraqitet për qarkun e Gjirokastrës dhe Kukësit, pasi këto dy rajone kanë edhe numrin më të ulët të popullsisë së vendit.

Largimi i banorëve nga këto zona ka bërë që popullsia e qarkut të Gjirokastrës të zbresë në 58 mijë banorë, ndërsa në Kukës numërohen 74.3 mijë
banorë në total.

Lëvizja nga rajonet periferike drejt atyre të industrializuara bën që edhe shpërndarja dhe pesha e ekonomisë të zhvendoset drejt këtyre të fundit, aty ku ka më shumë hapësira për të punuar e për mundësi më të mira jetese. E rrjedhimisht, edhe fokusi i projekteve zhvillimore të orientohet drejt tyre duke lënë më pak të zhvilluar pjesën tjetër.

Emigracioni masiv i shqiptarëve për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe mundësive të pakta për punë po zbraz qytetet dhe fshatrat e vendit. Mungesa e politikave mbështetëse edhe për nxitjen e lindjeve po çon popullsinë drejt plakjes. Mosndërhyrja për frenimin e këtij fenomeni mund të bëjë që vendi të dominohet së shpejti nga të moshuarit dhe të vuajë mungesën e fuqisë punëtore, çka mund të sjellë zëvendësimin e tyre me të huajt.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTUESIT PËR HERË TË PARË/ Shumica dërrmuese ndoqi traditën familjare në votime
Previous article REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ APOLONISË/ Mesfushori Musta: Fundi i kampionatit është stresues, i kemi mundësitë për të...

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët Aktualitet

ZJARRET NË FIER DREJT KONTROLLIT/ Mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari Aktualitet

TRAGJIKE/ Ra në humnerë në Malësi të Madhe, ndërron jetë 40-vjeçari

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin Aktualitet

ARRESTIMI I AGASIT/ Gazetari Hoxha ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT