• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËTARËT NUK E DINË SE SA PO RREZIKOJNË”/ Epidemiologu flet për rastet e reja: Të gjithë jemi fajtorë, s’kemi respektuar rregullat
Home
Sociale

“SHQIPËTARËT NUK E DINË SE SA PO RREZIKOJNË”/ Epidemiologu flet për rastet e reja: Të gjithë jemi fajtorë, s’kemi respektuar rregullat

15 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Epidemiologu i njohur, Dritan Ulqinaku, ishte ditën e sotme në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, ku foli për situatën e krijuar ditët e fundit nga Covid-19.

Duke folur për shtimin e rasteve, ku dita e sotme shënoi rekord me 69 të infektuar, ai u shpreh se nuk ka ndryshuar strategjia e testeve.

“Kemi bërë gjithmonë teste aty ku dyshohej për Covid-19 dhe kështu kemi vijuar edhe ditët e fundit. Nuk është se patëm një furnizim të madhe me tampone, por po gjurmojmë personat ku dyshohet se janë infektuar nga koronavirusi”, tha Ulqinaku.

I pyetur se çfarë ka çaluar në masat e marra që u shtuan rastet, epidemiologu u shpreh se “të gjithë jemi fajtor”, pasi nuk kemi respektuar rregullat.

“Shqiptarët nuk e dinë se sa rrezikojnë jo vetëm shëndetin, por edhe ekonominë. Në një qendër tregtare kërkohej maskë në hyrje të saj, por sa hynin brenda i hiqnin ato. Jemi të gjithë fajtorë. Nuk mund të tolerohet që mjeku të jetë pa maskë dhe masat mbrojtëse, po ashtu në masoneri apo ndërmarrje të tjera ka patur shkelje e protokolleve. Duhet të jemi të kujdesshëm në dëgjim dhe të aftë në praktikë”, tha ai.

Ndërsa duke folur për hospitalizimin, Ulqinaku shtoi se situata është nën kontroll. “Jemi në limitet e menaxhimit të mirë të terrenit, ndërsa për hospitalizimin mund të them se jemi ende mirë. Gjithmonë frika është nëse vatra e infeksionit do të ishte në një shtëpi të moshuarish, kjo do të vështirësonte situatën, ndërsa me të rinjtë ndryshon situata. Kemi një numër të rritur të të prekurve, por jo të hospitalizuar. Vatrat e infeksionit janë brenda territorit tonë, jo të ardhur nga jashtë shtetit”, vijoi Ulqinaku.

Ndërsa kur u pyet se cilat masa mund të rikthehen për frenimin e përhapjes së Covid-19, epidemiologu u shpreh se “karantina është dështim i shëndetësisë dhe shoqërisë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENTUAN TË VIDHNIN ME DHUNË E ME ARMË NJË BANESË/ Goditet banda kriminale, mes të arrestuarve edhe një gardist (EMRAT)
Previous article E ÇUDITSHME DHE QESHARAKE/ Mamia: Kishin vite të martuar dhe prisnin të lindnin fëmijë pa bërë s*ks

s.autor

Postime të ngjashme

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat Aktualitet

VATËR E MADHE ZJARRI NË FINIQ/ Digjet një sipërfaqe me pemë dhe shkurre, rrezikohen edhe banesat

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë Aktualitet

EKZEKUTIMI I 35-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ I lidhën duart, e futën në makinë me qese të zezë dhe e hodhën në lumë

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT