Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Lindës, votoi këtë mëngjes në Surrel në qendrën e votimit numër 16/26.
“Besoj kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër veçse fundit me dështim dhe më turp. Sot është e rëndësishme që cdo qytetar në këtë vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar, kjo është gjëja më e rëndësishme sot, historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër se për kryetarët e rinj janë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë”, u shpreh Rama.


