Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama votuan në Qendrën e Votimit në Surrel.
Në një prononcim për median Rama tha se sot është ditë historike pasi konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet.
Edi Rama: “Besoj se kjo ditë konfirmon një herë e përgjithmonë se me popullin nuk luhet dhe sovraniteti i popullit nuk është fjalë boshe dhe kush tenton tia marrë sovranitetit popullit fundin e ka me turp. Të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose jo. Kjo është gjëja më e rëndësishme sot.
Jam i bindur se në Shqipëri po ndodh diçka historike dhe është një mësim që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti. Kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund ti bien ndesh interesit madhor kombëtar”
Rama është rezervuar ti përgjigjet pyetjeve se çfarë do të ndodhë nesër, nëse do të nisë dialogu me opozitën apo dhe çfarë do të ndodhë me 13 tetorin duke bërë batuta me gazetarët të cilët po insistonin ti merrnin një përgjigje.
Gazetaret: “Cfarë do të ndodhë me 13 tetorin?
Edi Rama: Jam në paqe me ju, ju dua shumë…. nuk më tundoni dot … jeni më të mirët
Akoma nuk e mësuat që rruga nuk i zihet asnjeriu ..
Gazetaret: Çfarë do të ndodhë, do shkoni në dialog me opozitën?
Edi Rama: “Sot të zënë rrugën gazetarët”.


