Studiuesi Aurel Plasari, një nga kritikët më të madhej të opozitës, është tallur me kreun demokrat Lulzim Bashën i cili ka thënë, se nga 30 qershori fillon rënia e kryeministrit Rama.
Plasari përmes një postimi në Facebook, shkruan se jam pafund i lumtur duke filluar nga 30 qershori, spiralja e rënies së kryeministrit Edi Rama. Sipas tij kjo rënie vjen spira, spira, dhe shkon deri në 2021.
“Ja më në fund lajmi lumturues: Me 30 qershor filluaka…çfarë? do thoni ju. Filluaka spiralja e rënies së pushtetit të Ramës, dmth punë spiraleje e një rënieje nga ato që duke e shtyrë spira spira shkon edhe deri 2021 e pakta”, shkruan Aurel Plasari në postimin e tij”, shkruan Plasari


