• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA VOTOI/ Glover: Interesat e zgjedhësve , jo shumë në konsideratë
Home
Politikë

SHQIPËRIA VOTOI/ Glover: Interesat e zgjedhësve , jo shumë në konsideratë

2 July, 2019 k.autor Politikë

Misioni i vëzhguesve ndërkombnëtarë të OSBE/ODIHR-it paraqiti në pasditen e të hënës, (1/07/) gjetjet paraprake nga vëzhgim i procesit zgjedhor, të zhvilluar në Shqipëri për Lokalet 2019 që u zhvilluan të dielën (30/06).

Drejtuesja e këtij misioni, Ambasadorja Audrey Glover, në një konferencë për shtyp, vendosi në krye të gjetjeve paraprake, klimën politike dhe sjelljen e politikanëve ndaj zgjedhësve.

„ Në një klimë ngërҫi politik, zgjedhjet lokale të 30 qershorit në Shqipëri, u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesat e zgjedhësve”, tha ambassadorja Glover.

Albanien Kommunalwahlen (DW/Ani Ruci)

Zgjedhësit nuk patën mundësi të zgjidhnin

Ambasadorja Glover vuri  në dukje se opozita vendosi të mosmarrë pjesë, por pavarësisht nga ky vendim i saj, qeveria ishte e vendosur t’i zhvillonte zgjedhjet. Kjo pati si pasojë që kandidatët për kryetarë bashkie në 31 bashki, nga 61 që ka gjithsej në Shqipëri, garuan pa kundërshtarë.

„Ndonëse një sërë koalicionesh, partish dhe grupe qytetarësh dolën me kandidatë, mungesa e partive kryesore të opozitës në zgjedhje kufizoi ndjeshëm mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve nga votuesit”, tha ambasadorja Glover.

Zgjedhësit në presion nga partitë politike

Një gjetje tjetër e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it është presioni nën të cilin u vunë zgjedhësit nga ta dyja palët.

Albanien Kommunalwahlen (Prime Minister Secretary)

„Ne pamë prova se zgjedhësit u ndodhën nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo së bashku me fokusimin nga një media e polarizuar tek kriza politike dhe jo tek ofrimi i informacioneve të paanshme rreth kandidatëve, pengoi disa votues të votonin të lirë dhe të bënin zgjedhje të mirë informuara”, tha ambasadorja Glover.

Pasiguri juridike nga përplasjet politike

Klima e tensionuar dhe përplasja politike, vëren misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, krijuan pasiguri juridike.

“Shumë nga vendimet e administratës zgjedhore u morën duke patur parasysh si objektiv garantimin e mbajtjes së zgjedhjeve. Fokusi kryesor gjatë fushatës ishte mospjesëmarrja e partive kryesore opozitare dhe data e zgjedhjeve dhe jo ҫështjet lokale”, theksoi Glover.

Albanien Kommunalwahlen (Democratic Party )

Zhvillim i votimit – qetë dhe paqësisht

Ambasadorja Glover konsideroi gjetje pozitive faktin e zhvillimit të votimit “qetë dhe paqësisht”.

” Më shumë se 3, 5 milion vetë ishin regjistruar për të votuar dhe 21,6 % prej tyre votuan në 5.410 qëndra votimi në të gjithë vendin. Në 61 bashkitë u regjistruan 97 kandidatë për kryetarë bashkie, ndër to 11 gra dhe 544 kandidatë në listat për këshillat bashkiake,  të ekuilibruara nga pikpamja gjinore në përputhje me Kodin Zgjedhor”, përfundoi Ambasadorja Glover prezantimin e gjetjeve paraprake të misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "LAJTHITJA E ILIR METËS"/ Balla: Si president meriton shkarkimin, si politikan injorimin
Previous article "LAJTHITJA E PRESIDENTIT"/ Rama i përgjigjet Metës me deklaratën e Spiropalit: Amanet mushkat se Baba Xhikja na la

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama Breaking News

SOT MBAHET SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË TIVAT/ I pranishëm edhe kryeministri Rama

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT