E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’ se Shqipëria ka refuzuar vështrimin nga Kina dhe Rusia dhe se projekti i vetëm është Bashkimi Europian.
“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre për mbrojtjen e përbashkët.


