• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA “SHTËPI” E SHPENDËVE TË RALLË/ Identifikohet prezenca e një shpendi të ri ujor në zonën e Nartës
Home
Ne sytë e të huajve

SHQIPËRIA “SHTËPI” E SHPENDËVE TË RALLË/ Identifikohet prezenca e një shpendi të ri ujor në zonën e Nartës

3 June, 2020 s.autor Destinacione, Ne sytë e të huajve

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë (AOS) ka regjistruar ditët e fundit të majit për herë të parë prezencën e një lloji shpendi të ujit që përbën një specie të re për vendin tonë, të ashtuquajtur Këmbëqirithi i Përhimë.

Zbulimi u bë në zonën e mbrojtura të kriporeve Vjosë-Nartë. Ekspertët shprehen se ky është habitati më i pritshëm i këtij shpendi që i përket llojit të baltakëve.

Tiparet karakteristike të shpendit Këmbëqirithit të Përhimë, që tërhoqën vëmendjen e ekspertëve ornitologë ishin sqepi i lakuar dhe këmbët ngjyrë portokalli, trupi i vogël i një qyrylyku, si edhe ngjyra e përhimtë.

Shoqata e Ornitologëve Shqiptarë (AOS) vijon me punën e saj në identifikimin dhe mbrojtjen e specieve të shpendëve ujor në habitatet dhe ligatinat e ndryshme në territorin e Shqipërisë.

“Për ne identifikimi i Këmbëqirithit të Përhimtë është tërësisht rastësor por është një fakt shumë interesant dhe risi për vendin tonë” shprehet Besjana Sevo, koordinatore projekti pranë AOS.

Kjo rastësi konfirmohet edhe nga vendndodhja e zonave tipike të çiftëzimit, folezimit dhe migrimit të këtij shpendi, të cilat ndodhen larg prej territoreve të vendit tonë.

Zakonisht Këmbëqirithi i Përhimtë si vende të folezimit ka Azinë Veriore dhe Evropën Verilindore, ndërsa itineraret tipike të shtegtimit të tij përfshijnë Afrikën perëndimore, Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor./BIRN

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO NA I VRASIN VAJZAT PËR SË GJALLI"/ Marina Vjollca, pro dënimit me vdekje për përdhunuesit (FOTOT)
Previous article SHFRYTËZUAN 5 VAJZA PËR.../ Kush janë dy biznesmenët që kthyen hotelet në "fole" prostitucioni (EMRAT)

s.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT