• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Shqipëria renditet nga fundi për shëndetësinë në rajon. Kostot e spitalit të papërballueshme
Home
Sociale

Shqipëria renditet nga fundi për shëndetësinë në rajon. Kostot e spitalit të papërballueshme

30 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden!…

Shqipëria renditet e 27-a nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2017 të matur nga Health Consumer Powerhouese, të sapo publikuar, duke shënuar një përmirësim me 5 vende në krahasim me vitin e kaluar. Shqipëria, me 596 pikë, thotë raporti, e shmang vendin e fundit, vetëm për shkak të ecurisë së mirë në aksesin e shërbimeve, ku organizatat e shëndetit gjithashtu në vitin 2017 konfirmuan versionin zyrtar të Ministrisë së kohët e pritjes janë një problem i vogël.
Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve. Indeksi është një përpjekje për të matur dhe renditur kujdesin shëndetësor nga pikëpamja e konsumatorit.

Shqipëria paraqitet e fundit në rajon për këtë indeks, pas Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe ndër të fundit në Europë.
Shqipëria, së bashku me Bullgarinë dhe Rumaninë, janë tre vendet në Europë, që po vuajnë nga një strukturë shëndetësore e vjetruar, me një raport të lartë dhe të kushtueshëm të kujdesit spitalor ndaj pacientit në krahasim me shërbimin jashtë spitalit, thotë raporti. “Sa më e lartë të jetë përqindja e kujdesit spitalor të pacientit, aq më e vjetruar është struktura e kujdesit shëndetësor. Nëse holandezët, zviceranët dhe ndoshta italianët preferojnë të shtrohen gjatë në spital, ata mund ta përballojnë këtë; Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria nuk munden! Ata duhet të marrin mbështetje profesionale për të ristrukturuar shërbimin e tyre shëndetësor!”

Shqipëria është përfshirë në këtë indeks me kërkesë të Ministrisë Shqiptare të Shëndetësisë, thuhet në Raport. Shpjegimi i ministrisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)! Shqipëria ndan të njëjtin problem me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit, me përjashtim të Sllovenisë: është e vështirë të vlerësohet se cilat shërbime shëndetësore janë të aksesueshme pa pagesë nën dorë.

Sipas raportit, Shqipëria paraqitet më keq në treguesin e parandalimit, me 65 pikë (e fundit në Europë), produkteve farmaceutike me 33 pikë (e fundit në Europë, së bashku me Rumaninë) dhe sidomos llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Renditjen më të mirë e ka në treguesin e aksesueshmërisë (koha e pritjes për trajtimin) ku ka 213 pikë. Siç theksohet në raport është pikërisht koha e ulët e pritjes që bën që Shqipëria të përmirësojë pikët dhe të shmangë vendin e fundit, teksa në treguesit e tjerë është përgjithësisht e fundit në Europë. Në total, Shqipëria merr 596 pikë. Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë e kanë Holanda (927 pikë), Zvicra (898), Danimarka (864).
Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE: Operohet ‘ylli’ i Juventusit, ja sa do mungojë...
Previous article Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare ish deputeti i PD, pas një sëmundje të rëndë

luljetaautor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT