Panairi “Shqipëria punon tokën” në ditën e dytë të zhvillimit të tij, e ka shndërruar sheshin “Skënderbej” të Tiranë, sheshin më të madh të Shqipërisë, në atmosferën më të madhe festive të fshatit në qytet.
Frida Krifca, Drejtore e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, në një intervistë për Agjencinë e Telegrafike Shqiptare, u shpreh se, eventi dedikuar fermerëve, fshatit dhe sektorit rural në tërësi, ka sjellë një energji të jashtëzakonshme, me pjesëmarrjen e të rinjve të rejave, fëmijët të cilën kanë hapësirën e tyre, prindërit dhe vizitorë të cilët vinë njihen me produktet shqiptare nga i gjithë vendi dhe i shijojnë ato asnjëherë më parë, në modelin të gjitha bashkë në Tiranë.
“Synimi ynë është që të kemi mundësi të sjellim produktin shqiptar më afër konsumatorit, në kryeqytet ku ka dhe të ftuar të tjera nga rrethe të ndryshme të vendit ai dhe nga përfaqësitë diplomatike, të njihen me produktin shqiptar, sa cilësor është ai dhe çfarë kemi mundësi të prodhojmë ne në zona të ndryshme të vendit, nga veriu në jug, duke filluar që në prodhimet e fruta perimeve, prodhimet blegtorale, përpunimin e mishit, të djathin, etj”- tha Krifca.
Duke u ndalur në llojet e veçanta të frutave të egra që vijnë nga zonat e Malësisë që janë të mrekullueshme dhe madje deri të panjohura për një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve apo kërpudhën Përcini, që italianët nuk e gjejnë në vendin tyre dhe çuditen që e shohin në këtu.
Krifca ftoi qytetarët të vijnë ta vizitojnë panairin dhe t’i bashkohen këtij aktiviteti për të kuptuar që fshati shqiptar është një magji e mrekullueshme dhe që ju jepet mundësia të gjithëve për ta prekur në kryeqendrën e Shqipërisë. “Mundësia të njihen me produktet e vendit, që kur të shkojnë në marketet apo dyqanet poshtë shtëpisë, të kenë mundësinë të zgjedhin Trahananë shqiptare dhe jo konfleksat, apo të zgjedhin vajin e ullirit shqiptar që vjen nga fabrika e sapo përpunuar, e freskët dhe cilësore” u shpreh ajo.
“Hajdeni blini kontribuoni në ekonominë e këtij “fshati” shumë cilësor dhe ekonomik për konsumatorin që do të blej. Falë mbështetjes që ka adresuar qeveria i kemi dhënë inkurajimin fermerit të zhvillojë ekonominë rurale si alternativa më e mirë për të ardhmen” – tha Krifca.