“Bashkimi Europian do të nisë bisedimet lidhur me negociatat mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë mbi bazën e ecurisë së tyre lidhur me reformat në qershor të 2019”, – kështu shkruhet në mediat europiane të cilat raportojnë lidhur me hapjen e negociatave të të dy vendeve.
Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Presidenca e Bullgarisë e cila është aktualisht udhëheqëse e Presidencës së Këshillit Europian.
Në postimin e insitucionit të Presidencës në rrjetin social ‘Twitter’ thuhet:
“Maqedonia ka bërë progres në reformat prioritare të kërkuara, gjithashtu në luftën kundër korrupsionit, si dhe po vijon t’i zbatojë ato.
Shqipëria ka arritur progres në reformën e drejtësisë, luftën e krimit të organizuar, dhe luftën kundër korrupsionit”.
🇲🇰 #FYROM: Progress on the reform priorities needed, also results in the fight against corruption, maintaining, deepening current reform momentum.
🇦🇱 Albania: further progress on judicial reform, fight against corruption, organised crime needed. #EUenlargement #Enlargement pic.twitter.com/7coAo7YLLi
— EU2018BG (@EU2018BG) June 26, 2018
Ky ka qenë statusi zyrtar nga Presidenca e KË-së.
Lajmin për shtyrjen e negociatave në qershor të 2019-ën e ka bërë me dije eurokomisioneri Hahn në një postim në rrjetin social ‘Twitter’.
/AlpeNews.al


