• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Shqipëria përfiton grantin 5.8 mln dollarë për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarien
Home
Ekonomi
Movers

Shqipëria përfiton grantin 5.8 mln dollarë për të luftuar SIDA-n, tuberkulozin dhe malarien

6 February, 2018 g.autor Ekonomi, GoodNews, Movers

Ministria e Shëndetësisë do të përfitojë gjatë 2 viteve të ardhshme rreth 5.8 milionë dollarë nga Fondi Global për të Luftuar SIDA-n, Tuberkulozin dhe Malarien. Qeveria ka miratuar marrëveshjen e grantit, e cila vjen me një plan të detajuar dhe objektiva që pritet të realizohen në kohë.

Grupet që pritet të jenë përfituesit më të mëdhenj nga ky plan janë: personat që injektojnë drogë, punonjësit e seksit, meshkujt që kryejnë marrëdhënie seksuale me meshkuj, personat e burgosur, gratë shtatzënë dhe pacientët me tuberkuloz.

Fokusi do të vendoset si në parandalimin e këtyre sëmundjeve, ashtu edhe në trajtimin e personave të prekur nga to.

Në kuadrin parandalues, synohet që të rriten rastet e testimit për HIV/AIDS, rritja e përdorimit të prezervativit, rritja e përdorimit të mjeteve injektuese sterile tek personat që marrin drogë me injeksion dhe rritja e njoftimit të rasteve me tuberkuloz.

Terapia Mbajtëse me Metadon do të mbështesë duke filluar nga viti 2020 250 klientë, si edhe kostot operacionale të qendrave TMM. Ndërsa pas grantit, qeveria zotohet të sigurojë këtë shërbim tërësisht vetë.

Qeveria zotohet gjithashtu të shtojë investimet për rritjen e kapaciteteve për programet kombëtare për SIDA-n dhe TB-në, si edhe të rrisë përqindjen e personave që arrihen nga këto programe.

Pjesa më e madhe e fondeve të grantit (42%) do të shkojë për burimet njerëzore dhe kostot e udhëtimit, për një total prej 2.4 milionë dollarësh. 703 mijë dollarë do të shkojnë për barna, ndërsa 594 mijë dollarë për produkte shëndetësore jo farmaceutike. Shërbimet e jashtme profesionale zënë 15% të fondit total, me 880 mijë dollarë.

Ndarë sipas programeve, shuma më e madhe do të shpenzohet për programet e parandalimit për personat që marrin drogë me injeksion, si edhe për sistemet e informacionit shëndetësor dhe monitorimit e vlerësimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një tradhtar te Shpresat, 19-vjeçari braktis Shqipërinë: Dua të luaj për Greqinë
Previous article Conte, Zidane, Ancelotti dhe zhgënjimet e tmerrshme në pankinë

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT