• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA PËRBALLË COVID-19/ Qeveria propozon shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor
Home
Politikë

SHQIPËRIA PËRBALLË COVID-19/ Qeveria propozon shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor

20 April, 2020 k.autor Breaking News, Politikë

Teksa vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së COVID-19, qeveria propozon zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ mëson se qeveria kërkon që gjendja e fatkeqësisë të shtyhet deri më datën 23 qershor, ndërkohë që propozimi pritet që t’i dërgohet Parlamentit për miratim. Kujtojmë se më 24 mars u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi. Po ashtu, Rama pohoi sot se gjendja e fatkeqësisë natyrore do të shtyhej, por pa përcaktuar datë të saktë. Duke iu përgjigjur interesimit të një qytetari Rama u shpreh: “Patjetër që do të zgjatet gjendja e emergjencës pas 25 prillit”.

VENDIMI PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYROREN- Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës“ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI: Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve. Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin. Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare. Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështjetë fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat ejashtëzakonshme, si më poshtë vijon: 6.1. Institucionet publike: a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore; b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara; c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike; ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar; d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë; dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike; ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithëmasat parandaluese për të evituar infektimin; g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës; gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit. 6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile: 2a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë sështetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimindhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuaranga fatkeqësia natyrore;d) të kufizojnë organizimin e grevave;dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje menevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimine të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.6.3. Subjektet private:a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjescivile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë natyrore.6.4. Shtetasit:a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekinprocedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat embrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Përparandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktinnormativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçantaadministrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionetshtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ Taksitë nisin punën nga 27 prilli, del lista me kushtet që duhet të plotësojnë
Previous article NDEZ CIGARE ME VJEHRRIN E RI/ Rudina Dembacaj: A të dukem naj fare vajze, a jam e mirë or bab? (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues Aktualitet

NXITËN BLLOKIMIN E RRUGËS SË RINASIT/ Procedim penal për 19 protestues

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur Aktualitet

TRAGJIKE NË KSAMIL/ Mjeti lundrues përplaset me skafin e Policisë Kufitare, një i vdekur dhe disa të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT