Vendimi i parlamentit holandez për të rikthyer vizat me Shqipërinë ka sjellë tensione në politikën shqiptare.
Ndërkohë që ky është një vendim që e merr Brukseli, opozita po tenton ta përdorë si një tjetër “armë” për të sulmuar kryeministrin Rama dhe qeverinë.
Ministri Cakaj shprehu sot bindjen e plotë se KE do ta rrëzojë Holandën dhe se vizat me Shqipërinë nuk do të rikthehen.
Nga ana tjetër, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, në deklaratën e saj paraditen e sotme e shprehu hapur se sipas saj dhe shqiptarëve që ajo përfaqëson ky ishte “faji” i Edi Ramës.
Kryemadhi tentoi edhe të shfajësonte opozitën sa i përket protestave, duke thënë se në raportin e Holandës nuk thuhej asgjë për to.
Kjo me siguri, do të jetë edhe “refreni” i opozitës ditët e ardhshme ku sa herë të pyeten për reagimin e ndërkombëtarëve dhe protestave do të thonë se “Holanda nuk e kishte problem”.
Ajo që vlen të përmendet, është një intervistë e pak muajve më parë të dhënë ëpr median holandeze nga ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.
I konsideruar si “skandal”, Alibeaj shprehej në të më plot gojë se Shqipëria nuk ishte gati për në BE.
Sot, faji i kujt është?!
Përgatiti: AlpeNews.al


