Një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërinë, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi në adresë të komisionerit për fqinjësinë dhe zgjerimin Oliver Varhelyi.
Presidenti paralajmëron thellimin e krizën e politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike.
Pasi letra u bë publike, Meta duke dashur të justifikohet i publikoi këto të fundit në profilin e tij duke i quajtur reagimet dashakeqe.
Megjithatë, Presidenti duket se nuk e bën më dallimin midis fjalëve të mira dhe “nxirjes” së vendit.
Kjo pasi mesazhi në letër është po i njëjti.
ALPEnews.al veçon pjesën që qartazi e përshkruan Shqipërinë në situatë të rëndë.




