• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA NË SHTETRRETHIM/ Ky është dokumenti që duhet të kenë mjekët dhe pacientët nesër për të lëvizur me makinë
Home
Sociale

SHQIPËRIA NË SHTETRRETHIM/ Ky është dokumenti që duhet të kenë mjekët dhe pacientët nesër për të lëvizur me makinë

12 March, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Nesër mjekët dhe pacientët me sëmundje kronike do të lejohen që të lëviznin duke u përjashtuar nga rregulli. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se si mjekët ashtu edhe pacientët duhet të kenë me vete një dokument që të lejohen për të qarkulluar. Mjekët duhet të kenë një dokument identifikimi në mënyrë që të transportohen me shërbim publik apo privat për të vijuar punën normalisht. Ndërsa pacientët duhet të kenë një dokument që tregon se marrin shërbime shëndetësore.

“Frenim, vonim dhe lehtësim për pasojat nga ky virus. Në këtë kuadër të masave të rrepta që kanë filluar dhe do të vijojnë. Informoj të gjithë personelin mjekësor, farmacistët, punonjësit që i shërbejnë jo vetëm si mjekë, por edhe ata të shërbimeve mbështetëse se asgjë nuk do të ndryshojë me vajtjen tuaj, pasi po përgatitemi se duke filluar nga nesër do të sigurojmë transportin e nevojshëm për të shkuar sipas turneve tuaja nga transporti publik apo privat vetëm me një dokument identifikimi. Ndaj ju lutem të gjithë punonjësve të shëndetësisë, të kenë me vete vetëm një dokument që provon se janë punonjës të institucionit.

Të sëmurëve kronikë u drejtohem duke u thënë se nuk do të ketë asnjë pengesë as në transport dhe as në shërbime. Mjafton të kenë një dokument që marrin shërbime në sistemin shëndetësor. Nuk do të penalizohet asnjë qytetar që ka nevojë dhe asnjë mjek, pasi përjashtohen nga rregulli i përgjithshëm. Disa institucione që do të ofrojnë shërbime në këto katër ditë do të vijojnë përmes një dokumenti, qoftë punonjësit e agjencisë së barnave dhe shërbimet e tjera. Kemi koordinuar punën për të siguruar të gjithë transportin tuaj qoftë për ata që për personelin që marrin terapi vetëm me një dokument që jeni pjesë e sistemit shëndetësor. Këto masa po ndërmerren në të gjitha vendet. Na duhet të kufizojmë këtë virus që të sigurojmë kapacitetet për të lehtësuar pasojat që do të vijnë nëse nuk do të marrim këto masa. Duke ndjenjur në shtëpi këto katër ditë i lehtësojmë të gjithë” tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Sa e ndihmoi politika panikun në Shqipëri
Previous article DR.ARBEN GJATA/ 2 javë në shtepi do të na kursenin me mijëra orë punë dhe do të shpëtonin me dhjetra jetë!

F.autor

Postime të ngjashme

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina Aktualitet

DËNOHET DIONIS DOKU/ Grabiti 9 shtëpi, sendet e vjedhura shkojnë në vlerën 500 mijë stërlina

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti Aktualitet

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE NË VLORË/ Arrestohet 34-vjeçari që tentoi të nxirrte armën gjatë një konflikti

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët Aktualitet

NGA SHQIPËRIA DREJT ITALISË, HOLANDËS E GJERMANISË/ Zbulohet rrjeti i madh i trafikut të drogës me protagonistë shqiptarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT