• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA NË HESHTJE ZGJEDHORE/ Ja sa QYTETARË do të VOTOJNË nesër
Home
Politikë

SHQIPËRIA NË HESHTJE ZGJEDHORE/ Ja sa QYTETARË do të VOTOJNË nesër

29 June, 2019 enxhi.autor Breaking News, Politikë

Pas një muaji fushatë elektorale, në orën 00:01 të kësaj të shtune ka nisur zyrtarisht heshtja zgjedhore. Sipas ligjeve të Shqipërisë, heshtja zgjedhore fillon një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, ditë në të cilën ndalohet çdo organizim apo thirrje publike, për çdo subjekt politik dhe kandidat politik, po ashtu janë të ndaluara edhe të gjitha llojet e marketingut zgjedhor. Referuar nenit 77 të Kodit Zgjedhor, 24 orë para datës së zgjedhjeve përfundon fushata e partive politike, duke ia lënë vendin heshtjes zgjedhore.

“Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore”, thuhet në nenin 77 të Kodit Zgjedhor. Për çdo parti apo kandidat që e thyen heshtjen zgjedhore, gjobitet nga KQZ-ja me 500 mijë lekë dhe ankimimi i këtij vendimi nuk pezullon ekzekutimin e tij.

Nesër, më 30 qershor, 3.5 mln shqiptarë që kanë të drejtën e votës do t’u drejtohen kutive të votimit ku do të zgjedhin kryebashkiakun e ri në 61 Bashki të vendit. Ndryshe sa ka ndodhur në këto 28 vite pluralizëm, këto të zgjedhje zhvillohen pa pjesëmarrjen e opozitës, me këtë të fundit që ka djegur mandatet si dhe ka refuzuar që të marrë pjesë në zgjedhje, pa largimin e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, këto zgjedhje vijnë një një kohë kur vendi ndodhet në një krizë institucionale, kur ka tre dekrete mbi datën e këtë zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta; dekretin kur është caktuar 30 qershori, kur është zhdekretuar dhe dekreti i fundit kur është caktuar data e tjetër 13 tetor.

Për këtë është shprehur Kolegji Zgjedhor, të cilën kanë vlerësuar si antikushtetuese zhdekretimin dhe ’13 tetorin’ duke lënë në fuqi 30 qershorin, datë për të cilin ndërkombëtarët janë shprehur njëzëri për zhvillimin e procesit zgjedhor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THIRRJET NJËZËRI TË NDËRKOMBËTARËVE ZGJEDHJET/ Braçe jep mesazhin për të gjithë shqiptarët një ditë para votimeve
Previous article RIKTHEHET PANIKU/ Katër goditje tërmeti sot, ja epiqendra dhe sa ballë

enxhi.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT