Kryeministri Edi Rama së bashku me ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ndodhet në Bratislavë ku po zhvillohet dita e dytë e takimit të Ministrave të Jashtëm të OSBE-së dhe Shqipëria do të marrë zyrtarisht drejtimin e Presidencës së OSBE-së për një vit. Kryeministri Edi Rama e cilëson këtë si një mundësi të jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërinë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE.
Ndërkohë që ministri Cakaj thotë se Shqipëria është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive. “Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive” shkruan Cakaj.
Bratislavë, Sllovaki – Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 🇦🇱 Nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkēlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE🙏 #ShqipërianëKrye🇦🇱
Gepostet von Edi Rama am Freitag, 6. Dezember 2019


