• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA MBULOHET NGA BORA/ ARRSH: Ja akset rrugore problematike
Home
Sociale

SHQIPËRIA MBULOHET NGA BORA/ ARRSH: Ja akset rrugore problematike

9 January, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen e rrugëve në disa qarqe te vendit, pas reshjeve të dëborës. Sipas ARRSH gjendja në gjithë segmentet rrugore nga Qafë Mali deri ne Qafë Muzinë është e rënduar për shkak te temperaturave të ulëta dhe reshjeve intensive te bores.

Gjendja e rrjetit rrugor dhe kushtet e qarkullimit të automjeteve paraqiten si më poshtë:

Në Rajoni Verior Shkodër: Gjate natës e deri më tani ka pasur reshje dëbore me intensitet. 
Kontraktoret kane bere pastrimin dhe trajtimin me kripe te gjithe segmenteve rrugore. Qarkullimi kryhet pa zinxhir ne akset Kukes – Bushtrice dhe Kukes – Ura e Zapodit, Qafe Lac – Koman, Koplik – Boge, Dedaj – Razem.

Në segmentin Skuraj – Burrel – Klos – Bulqize – Peshkopi aktualisht levizja e mjeteve kryhet pa zinxhire por rekomandojme perdorimin e zinxhireve dhe gomave te bores pasi rreshjet po intensifikohen. Ne rruge Ura e Cerenecit – Stebleve, po punohet me borepastruese dhe fadroma per pastrimin e rruges dhe qarkullimi kryhet me zinxhire vetem ne pjesen fundore.

Në segmentet e meposhme qarkullimi kryehet me zinxhire:
Qafe Mali – Fierze (ka rreshje me intensitet, rreth 20 cm bore), Qafe Qele – Puke – Fushe Arrez – Kukes, Shkoder – Hani I Hotit dhe Ura e topojanit – Dogana Bllate. Firmat e mirembajtjes po punojne intesivisht me borepastruese e trajtim me kripe per pastrimin total ne ketyre segmenteve.

Në Rajonin Qendror Tiranë: Gjate nates dhe tani , ka rreshje shiu dhe bore. Ne akset e Dajtit po punohet nga kontraktori per pastrim dhe trajtim me kripe. Segmenti Qafë Priske – Qafë Mollë – Shengjergj, Trau Dajt – Teleferik qarkullohet me zinxhire. Rreshje te dobeta ka patur ne Gjinar dhe Stebleve. Po punohet intensivisht per pastrimin e akseve. Deri tani nuk ka probleme. Ne Librazhd – Qafe Thane, ka patur rreshje me intensitet. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Ne Rajonin Jugor Gjirokastër: Ne Qarqet Korce dhe Gjirokaster ka reshje me intensitet te larte. Ne akset e Korces trashesia e bores shkon rreth 20 cm. Ne akset e Dardhes, Voskopojes, Korce – Qafe Qarri – Erseke, Liqenas – Dogana Gorice, qarkullohen me zinxhire. Aksi Kryesor Qafe Thane – Pogradec – Korce – Kapshtice, qarkullohet me zinxhire. Edhe segmentet Tepele – Dorez – Qafe Dushk dhe Sevaster – Kalivac, Permet – Carshove, Ura e Leklit – Kelcyre , Jorgucat – Muzine – Syri i Kalter, Gjirokaster-Tepelene dhe Gjirokaster Kakavije, qarkullohet vetem me zinxhire. Rruga Dukat – Llogara – Sarande eshte e hapur dhe qarkullohet pa zinxhire.

Sipas parashikimit meteorologjik moti do te perkeqesohet, do ju njoftojme here pas here per ndryshimin e gjendjeve te akseve kryesore. Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJË DËSHTIM"/ Imagine Dragons dhe Lil Wayne "kryqëzohen" nga fansat (FOTO)
Previous article PAGESA E TARIFAVE/ Rama u përgjigjet studentëve: Mjafton një klik, dy sy për të parë

F.autor

Postime të ngjashme

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit Aktualitet

SHIFRAT/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT