• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHQIPËRIA KËRKONTE EKSTRADIMIN E TIJ/ Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 milion euro për ‘kokën’ e tij
Home
Breaking News

SHQIPËRIA KËRKONTE EKSTRADIMIN E TIJ/ Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 milion euro për ‘kokën’ e tij

14 August, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy muaj pas arrestimit në Dubai, i ‘forti i Niklës’, Durim Bami është liruar nga qelia, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema.

Një prej personave më të kërkuar nga autoritetet e vendit tonë, tashmë është lënë i lirë në Dubai, ndonëse Shqipëria kërkonte ekstradimin e tij.

I ‘forti i Niklës’ u arrestua në Dubai më 12 qershor dhe u mbajt në paraburgim sipas periudhës së parashikuar nga autoritetet atje dhe tashmë Gjykata ka vendosur ta lërë të lirë.

Dubai është streha ku shumë kriminelë shqiptarë kanë zgjedhur të fshihen, pasi ekstradimi është shumë i vështirë për t’u realizuar pasi mes vendeve nuk ka marrëveshje ekstradimi.

Anëtarët e grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për ‘kokën’ e Durim Bamit, ndërsa janë kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

GJKKO ka caktuar ndaj Durim Bamit masën arrest me burg, ndërsa ai është në akuzë nga SPAK në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Durim Bami, bashkë me Endrit Doklen, Marklen Hakën dhe Xhelal Rrajën, do vrisnin Arben Ndokën. Detyra e tij do të ishte sigurimi i informacioneve për lokalizimin e ish-deputetit dhe të njoftonte të tjerët. Ndërkohë, për vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit, 45-vjeçari ka pasur rol kryesor të organizatorit. Bashkë me ish-policin Altin Morina ai akuzohet për kultivim narkotikësh në zonën e Krujës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË MALIN E THATË/ 100 forca policore e zjarrfikëse në terren, pritet ndërhyrja nga ajri
Previous article ÇFARË NDODHI NË TIRANË? Nga dhuna ndaj anëtarëve të familjes tek plagosja e rëndë, policia arreston 5 persona

s.autor

Postime të ngjashme

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën... Aktualitet

GAZETARËT PA KAMERA DHE CELULARË NË SALLAT E GJYQIT/ AGSH kundër rregullores së GJKKO-së: Kufizon punën...

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë Aktualitet

DITA E 66-të E TUBIMIT/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT