Protestuesit që prej 32 ditësh zhvillojnë tubime kundër qeverisë, kanë mbërritur pranë godinës së Parlamentit, duke vijuar marshimin e tyre pas protestës para Kryeministrisë.
Nën thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama, fuck you” dhe “Ju erdhi fundi”, qytetarët përshkuan itinerarin e përnatshëm në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
Edhe këtë mbrëmje, protesta nisi para godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe ngritën pankarta me mesazhe kundër qeverisë, përpara se të marshonin drejt Parlamentit.
Sot u shënua dita e 32-të e protestave, ndërsa organizatorët ritheksuan se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Ata kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke u bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen tubimeve të radhës deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.


