• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHQIPËRIA ËSHTË MË SHUMË SE SALI BERISHA”/ Mesazhi i fortë i Escobar: E shkuara është në të shkuarën
Home
Politikë

“SHQIPËRIA ËSHTË MË SHUMË SE SALI BERISHA”/ Mesazhi i fortë i Escobar: E shkuara është në të shkuarën

10 December, 2021 F.autor Politikë

“Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.”, me këtë mesazh zyrtari i lartë amerikan mbyll intervistën e tij, për gazetin Sokol Balla në News24.

Sokol Balla: Lidhur me situatën në PD, përsëri, po thoni që në skenarin që kthehet Sali Berisha, keni një përgjigje për këtë?

ZV/NS Escobar: Ne kemi një politikë për këtë. Por shiko, vërtet dua të flas më shumë për marrëdhënien dypalëshe se sa thjesht për Sali Berishën sepse Shqipëria është më shumë se thjesht Sali Berisha. Ky është një vend vërtet dinamik me shumë mundësi që po tregon udhëheqësi në çdo anë, në NATO, në marrëdhënien dypalëshe dhe tani me Këshillin e Sigurimit, dua të flas për këto, aty po shkon marrëdhënia jonë, aty do të jetë marrëdhënia jonë. Dhe aty duam partnerët tanë të qëndrueshëm të jenë, të gjejnë kush janë udhëheqësit që do ta çojnë Shqipërinë në atë drejtim. Ndaj, vërtet nuk dua të flas për të shkuarën sepse e shkuara është në të shkuarën tashmë, të flasim për të ardhmen dhe le të flasim për mundësitë e jashtëzakonshme që kemi këtu me Shqipërinë. Dhe më lejoni të them diçka tjetër: një nga arsyet pse kjo administratë ka shpenzuar shumë kohë dhe fokus në këtë pjesë të botës është sepse Ballkani Perëndimor janë një mundësi vërtet e jashtëzakonshme për rritje ekonomike, për rritje të partneritetit. Nëse shihni këtë pjesë të botës, është pjesa që rritet më shpejt në Europë. Ka njerëz që janë vërtet të përqendruar tek krijimi i një të ardhmeje më të mirë për njerëzit dhe kjo është ajo për të cilën dua të flas.

Sokol Balla: Dhe jam absolutisht dakord me ju sepse vullneti i njerëzve është pikërisht ai…

ZV/NS Escobar: …po…

Sokol Balla: …por kjo ndonjëherë shkon kundër vullnetit të udhëheqësve politikë. Prandaj këmbëngul tek ky rast, jo rasti i Berishës, për të cilën bie dakord me ju se ai është e kaluara, por mesazhi që jepni me anë të tij, që edhe të tjerë udhëheqës duhet të dëgjojnë dhe të tremben?

ZV/NS Escobar: Mesazhi që po jap është: i shohim partnerët tanë mes njerëzve që janë të përqendruar tek integrimi europian, partneriteti në NATO, dhe kundër korrupsionit. Me këta jemi në partneritet. Dhe meqë ra fjala, nuk janë të gjithë në sferën politike, ndaj, nëse nuk i gjejmë në sferën politike, do t’i gjejmë tek shoqëria civile, në grupet e të rinjve, në sektorin privat, kemi shumë partnerë këtu dhe do t’i bëjmë gjërat të ndodhin.

Sokol Balla: Ok. Z. Escobar, shumë faleminderit. Ishte kënaqësi.

ZV/NS Escobar: Faleminderit juve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUVENDI I BERISHËS/ Ambasada e SHBA THIRRJE qytetarëve të saj: Shmangeni, disa situata mund të ndryshojnë...
Previous article "HETONI!" Zyrtari i lartë AMERIKAN për Berishën: Ku janë hetuesit dhe prokurorët vendas? Dënoni njerëzit që...

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT