Gazetari Sokol Balla tha sot se ka informacione qe ne javet e shkuara ka pasur kercenim per sigurine e brendshme te vendit, nje rrezik per atentate të caktuara me sfond terrorist.
Teksa e pyeti kryeministrin Edi Rama nese mund ta konfirmonte një gjë të tillë dhe a lidhet ky rrezik i Shqiperise me situatën e muxhahedinëve iranianë, Rama u shpreh kështu:
Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë.
Të gjitha vendet…
A ka pasur shmangie te ketyre veprave terroriste në javët e shkuara?
Rama: Të gjitha vendet që janë pjesë e vendeve te klubit euroatlantik, janë të kërcënuar dhe besoj se ka pasur edhe reagime të suksesshme parandaluaese…
Edhe në Shqipëri?
Në të gjtha vendet, ne te gjitha vendet…


