• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“SHQIPËRIA E BUKUR”/ Një udhëtim me fotografi nga veriu në jug (VIDEO)
Home
Kulturë

“SHQIPËRIA E BUKUR”/ Një udhëtim me fotografi nga veriu në jug (VIDEO)

30 November, 2018 k.autor Kulturë

Albumi i parë i studiuesit dhe publicistit Ndriçim Kulla me titull “Shqipëria e Bukur”, servir një informacion të bollshëm fotografik dhe interpretime kulturoro-historik.

Ai është unik në llojin e vet, sepse për herë të parë prezanton përpara lexuesit shqiptar dhe turistit të huaj bukuritë natyrore të Shqipërisë, si dhe pasuritë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturoro-historike. Nëpërmjet këtij botimi, autori bën një promovim elitar të vlerave turistike të aksesueshme për t’u vizituar dhe destinacioneve të shumta që ka vendi ynë.

Albumi, i cili është botuar në shqip dhe në anglisht, shoqërohet me një hyrje nga ana e autorit, gjithashtu edhe me një guidë orientuese për të gjitha pamjet.

Ky projekt ka si qëllim kryesor prezantimin dhe promovimin e bukurive të vendit tonë nga Vermoshi pjesa më veriore, e deri në Buntrint, i cili përkon edhe me ekstremin jugor të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Rudina”, Kulla rrëfeu më tepër detaje rreth librit.

“Ka qenë një ide e pamenduar mirë dhe mua më vjen çudi që përfundova si autori i një albumi, ndonëse fotografinë e kam patur shumë qejf. Rëndësi ka që është një punë e bukur dhe kur gjërat janë spontane dalin edhe më të bukura. “Shqipëria e Bukur” është punuar nga një staf i tërë dhe unë i kam mbikëqyrur të gjitha. Informacioni që përmban ky album nuk është thjeshtë informacion që shoqëron këto imazhe, por një interpretim kulturor dhe historik. Ky album zakonisht i drejtohet të huajve, por të huaj jemi edhe ne vetë, sepse ka shumë vende që nuk i dimë. Mua më është dashur një punë rreth 2-vjeçare, por nuk kam ndjerë lodhje dhe unë e ndjej veten të huaj, si vizitor në vendin tim, sepse jam magjepsur nga bukuritë natyrore të vendit tonë”, tha Ndriçim Kulla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 2200 EURO DHE KOKAINË/ Si u kap 34 vjeçari. Tentoi ta HIDHTE drogën në plehra por... (FOTO)
Previous article BËHET VIRALE NË RRJET/ Putin dhe Princi saudit dhurojnë "show" në G20

k.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT