• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA DREJT ARSIMIT TË DETYRUAR DERI NË SHKOLLËN E MESME/ Ja paralajmërimi i ministres së Arsimit
Home
Politikë

SHQIPËRIA DREJT ARSIMIT TË DETYRUAR DERI NË SHKOLLËN E MESME/ Ja paralajmërimi i ministres së Arsimit

24 January, 2022 s.autor Politikë

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja e Arsimit Evis Kushi paralajmëron një vendim që e bën të detyrueshëm edhe arsimin e mesëm për adoleshentët deri në 18 vjeç në vendin tonë.

Në postimin në rrjetet sociale, ministrja Kushi shkruan se “në Shqipërinë e vitit 2030, pse jo, nxënësit shqiptarë ta kenë arsimin e detyruar edhe në shkollën e mesme, deri në moshën 18 vjeçare. Ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur”.

Mesazhi i ministres Kushi në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit!

Të dashur miq,

Siç thotë Aristoteli, Arsimi është stoli në kohë të mira, dhe strehë në kohë të vështira.

Edhe pse do të doja që urimi im sot për Ditën Ndërkombëtare të Arsimit t’i gjente nxënësit dhe mësuesit në shkolla, kushtet atmosferike na detyruan të ndërpresim për pak ditë procesin mësimor, në të mirë të shëndetit dhe sigurisë së tyre.

Sepse ne kujdesemi jo vetëm për sigurinë e tyre brenda mureve të shkollës, por edhe për rreziqet që vijnë nga ngricat, dëbora apo të ftohtët gjatë rrugës deri shkollë.

Kombet e Bashkuara konfirmuan përsëri para pak ditësh se pandemia e Covid-19, që nga momenti kur u shfaq për herë të parë, e ka futur në kaos arsimin në të gjithë botën, duke ndikuar rreth 1.6 miliardë nxënës e studentë. Ndërkohë që teknologjia dhe shumë fusha të tjera të jetës vazhdimisht po pësojnë transformime rrënjësore.

E për t’u përshtatur më mirë me kohën, pa dyshim që arsimi bashkëkohor është një domosdoshmëri. Prandaj OKB këtë vit si temë për arsimin ka zgjedhur “Ndryshimi i Drejtimit, Transformimi i Arsimit” (Changing Course, Transforming Education).

Synimi ynë është që t’u sigurojmë nxënësve dhe mësuesve tanë jo vetëm kushte sa më të mira, por edhe metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, përshtatur me nevojat që kërkon sot koha dhe tregu.

Ky transformim i arsimit përkon edhe me vizionin tonë mjaft sfidues për Shqipërinë e vitit 2030, për një arsim sa më cilësor në shkolla dhe universitete, në përputhje me nevojat e reja të shekullit 21.

Le të jemi më ambiciozë dhe të punojmë së bashku që në Shqipërinë e vitit 2030, pse jo, nxënësit shqiptarë ta kenë arsimin e detyruar edhe në shkollën e mesme, deri në moshën 18 vjeçare. Ky do të ishte investimi më i mirë për të ardhmen e tyre dhe zhvillimin e Shqipërisë tonë të dashur.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Arsimit!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA TEKSA PO DARKONTE NË EKUADOR/ Zbulohet lidhja e Ergys Dashut me Camorra-n italiane
Previous article "JEMI FORCË E PARË"/ LSI bëhet gati për zgjedhjet e 6 marsit: Kemi nisur punën

s.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT