• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHQIPËRIA BUZËQESH”/ Sot nis vaksinimi për farmacistët. Brenda javës edhe për personat mbi 60 vjeç
Home
Sociale

“SHQIPËRIA BUZËQESH”/ Sot nis vaksinimi për farmacistët. Brenda javës edhe për personat mbi 60 vjeç

7 April, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Tre muaj pas nisjes së procesit të vaksinimit, në radhë për të marrë dozën anti-Covid janë listuar edhe farmacistët.

Lajmi është bërë me dije një ditë më parë nga Urdhri i Farmacistëve, që përmes një shënimi në rrjetet sociale, njoftohet nisja e vaksinimit fillimisht për farmacistët e kryeqytetit.

“Ju njoftojmë se ditën e nesërme (sot) nis procesi i vaksinimit për farmacistët e rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do t’u dërgohen qendrave të vaksinimit”.

Brenda kësaj jave do të nisë po ashtu vaksinimi i personave mbi 65 vjeç, si edhe i personave mbi 60 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike. Nga Korça, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ripërsëriti edhe një herë uljen e fashës për vaksinimet duke vënë në dukje se deri më tani janë 150 mijë të moshuar që kanë injektuar dozën e parë e një pjesë prej tyre edhe të dytën.

“Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Gjithashtu, edhe në qendrat shëndetësore vijon po i njëjti proces”.

Ashtu siç është vepruar edhe më parë, për grupmoshat mbi 60 vjeç vaksinimi do të kryhet në pikat e vaksinimit të ngritura posaçërisht për këtë proces. Nga ana tjetër, për të moshuarit mbi 80 vjeç injektimi i dozës anti-Covid do të bëhet pranë qendrës shëndetësore. Hartimi i listave do të bëhet nga mjekët e familjes, të cilët po ashtu do të njoftojnë edhe qytetarët për vendin, datën dhe orën e vaksinimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KTHYEM NËSUKSES TËRMETIN DHE PANDEMINË"/ Majko: Fitojmë mandatin e tretë, por do jemi të detyruar që të rishpikim veten
Previous article E KONFIRMOJNË STUDIMET/ Të vaksinuarit mbrojnë njerëzit e pavaksinuar nga Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT