Procesi i vaksinimit masiv në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta. Ditën e sotme janë kryer 19.886 vaksinime në të gjithë vendin. Kështu ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një postim në rrjetet sociale. Sakaq që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer 537.387 vaksinime.‘Po ecim me ritme shumë të mira vaksinimi, falë punës së palodhur të ekipeve tona në të gjithë vendin!’- shkruan Manastirliu.
Foto e postuar nga ministrja Ogerta Manastirliu
Një ditë më parë, ministrja e Shëndetësitë Ogerta Manastriliu, bëri me dije se në vendin tonë do të mbërrijnë mbi 11 mijë vaksina nga Pfizer dhe mekanizmit të BE, ndërsa në maj do të mbërrijë edhe 99 mijë vaksina të tjera nga Pfizer, COVAX dhe BE.