• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQETËSIMET NGA OKB/ Kombet e Bashkuara kundër përdorimit të armëve kimike në Idlib
Home
Nderkombetare

SHQETËSIMET NGA OKB/ Kombet e Bashkuara kundër përdorimit të armëve kimike në Idlib

31 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për civilët në rajonin e Idlibit, në Sirinë veriperëndimore, ku forcat qeveritare, me mbështetjen e Rusisë, kanë në plan të fillojnë një ofensivë të madhe, për rimarrjen e zonës së fundit që mbahet nga forcat rebele. I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, paralajmëroi se përdorimi i armëve kimike nga secila prej palëve do të ishte e papranueshme. Zyrtari i OKB-së i bëri thirrje qeverisë siriane, që t’i lejojë qytetarët e saj të largohen nga Idlibi, para fillimit të një ofensive, e cila mund të shkaktojë një tjetër krizë humanitare:

Pamjet e civilëve që vuanin pas sulmit të vitit të kaluar me gaz sarin në Khan Sheikhoun, shkaktuan zemërim në shkallë botërore. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës me armë kimike në Luftën e Sirisë, pas sulmit të vitit 2013 në Guta, që e detyroi qeverinë siriane të shkatërronte arsenalit e vet të armëve kimike, të ndaluara. Por përdorimi

i agjentëve nervorë sarin dhe klor, tregoi qartë se në Siri nuk ishin eliminuar armët kimike.

“Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm se si qeveria, edhe Al-Nusra, kanë kapacitetin të prodhojnë klor për armët.”- tha zoti De Mistura.

Të enjten Kombet e Bashkuara i paralajmëruan të dyja palët në konflikt, që të mos përdorin armë kimike në betejën e ardhshme.

Qeveria siriane është e paepur në kërkesën e saj për të rimarrjen e kontrollit të xhepave të veçantë të territorit, që janë ende nën kontrollin e rebelëve.

Por Ministri i Jashtëm sirian tha se Damasku është duke bërë gjithshka të mundur për të shmangur vrasjen e civilëve.

“Me qëllim që të tregonim synimet tona, ne u përpoqëm t’i tërhiqnim civilët përmes aeroportit, me ndihmën e atyre që ishin dorëzuar. Por militantët e Jabhat al-Nusrës i bllokuan përpjekjet tona. Ata ndaluan pjesën më të madhe të njerëzve dhe janë duke i mbajtur tani peng,”– tha Ministri i Jashtëm sirian.

Kryediplomati sirian i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Moskë. Rusia dhe Irani mbështesin qeverinë siriane të Presidentit Bashar al-Assad. Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Europian i kanë dënuar masakrat e qeverisë siriane kundër popullit të vet. Edhe Ministri i Jashtëm i Rusisë komentoi në prag të ofensivës së Idlibit:

“U bëjmë thirrje vendeve arabe, Europës dhe Shteteve të Bashkuara, që të heqin doqë nga projektet e njëanshme gjeopolitike,

që mbështesin përpjekjen e përbashkët për të siguruar stabilitet në Siri. Stabiliteti i këtij vendi është shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe zhvillimin në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore,”– tha zoti Lavrov.

Idlibi është fortesa e fundit në luftën 7-vjeçare të Sirisë. Pjesa më e madhe e qytetit kontrollohet nga një grup me lidhje me al-Qaidën. Por siç thanë zyrtarët amerikanë, numri i civilëve në rajon është shumë më i madh se ai i rebelëve. Kombet e Bashkuara thonë se ofensiva ushtarake në Idlib mund të shndërrohet në një katastrofë humanitare dhe bëjnë thirrje për bisedime të tjera për shmangien e saj. Armët kimike të ndaluara janë përdorur gjatë gjithë Luftës së Sirisë, ku të dyja palët akuzojnë njëra tjetrën për përdorimin e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERSFIDA/ MILANI kërkon pikët e para, ROMA e etur për të bër KEQ në "San Siro"
Previous article HISTORI SUKSESI/ Doktori shqiptar i shpëton jetën në AVION irlandezit, duartrokitet nga të gjithë pasagjerët

k.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT