Banorët e Kahranmarmara, një nga zonat e prekura rëndë nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë herët të hënën, kanë kaluar një natë makthi.
Një numër i madh njerëzish janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave që u shembën si një anije letre.
Natën, temperaturat ranë deri në ngrirje, duke i bërë gjërat edhe më keq për personat e bllokuar dhe njerëzit që humbën shtëpitë dhe gjërat e tyre. Megjithatë, fillimi i ditës së re sjell shpresë, pasi një vajzë 24-vjeçare, e cila mbeti e ngujuar nën rrënoja për 27 orë, u shpëtua dhe u dërgua në spital.
Trabzon Caddesi'ndeki 7 katlı Anadolu Apartmanı'nın enkazından 24 yaşındaki Rümeysa Yalçınkaya, 27 saat sonra sağ çıkarıldı.
Hayati tehlikesi bulunmayan Yalçınkaya, kontrol amacıyla hastaneye sevk edildi #DevletMilletElele pic.twitter.com/2I5hf4rrIC— Serdar Bozbeyli (@SerdarBozbeyli) February 7, 2023


