• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPRESA DUKET AFËR/ Ilaçi Heparina mund të jetë pikë kthese në luftën kundër koronavirusit
Home
Jetë

SHPRESA DUKET AFËR/ Ilaçi Heparina mund të jetë pikë kthese në luftën kundër koronavirusit

13 April, 2020 k.autor Jetë

SHPRESA duket afër. Për ata që besojnë, ai është shpresa. Për shkencën është një perspektivë që kërkon prova të padiskutueshme empirike. Por, pas ‘kryqëzimit’ prej mijëra vdekjeve ai mund të jetë një dritë në tunelin e pandemisë.

Ilaçi shpresëdhënës ka një emër, quhet heparin. Nuk është një ilaç i ri, është një antikoagulant i njohur me kosto të papërfillshme financiare, por siç duket me efikasitet vendimtar në luftën kundër Sars-CoV-2.

Gjaku i holluar, parandalon formimin e mpiksjeve anormale të gjakut.

Sipas specialistëve në Itali, pas autopsive të para të kryera mbi kufomat e infektuara u vu re se trompët (trompozat) janë aleatët më të çmuar të Covid-19.

‘Veza e Kolombit’ çeli disa orë para festës së Pashkëve në disa spitale italiane nga mjekë italianë të cilët kanë bërë një zbulim që mund të ndryshojë në mënyrë drastike skenarin e pandemisë.

“Problemi kryesor nuk është virusi por reagimi imunitar që shkatërron qelizat ku hyn virusi – shpjegojnë specialistët në kontakt të vazhdueshëm me mjekë të tjerë italianë nga Milano, Brescia, Pavia, Bergamo, Napoli, Palermo, të cilët preferojnë të mbeten anonimë në këtë fazë eksperimentale.

Sipas specialistëve, problemi është kardiovaskular, jo i frymëmarrjes. Pacientët kryesisht kanë tromboembolizëm venoz. Pas 10015 ditë temperature të lartë, inflamacioni ka shkatërruar gjithçka dhe ka përgatitur terrenin për formimin e trompozës.

Sipas mjekëve, kokteili i ilaçeve që mund të mposhtë përfundimisht sëmundjen është i përbërë nga anti-inflamatorët dhe anti-koagulantët, një përzierje që mund të na bëjë të kthehemi shumë shpejt në normalitet.

Gjithsesi studimet janë ende në fillimet e tyre. Anatomopatologët kanë kërkuar që fillimisht të procedohet kryesisht në hetimin e trupave të pacientëve të moshës së re që kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi, duke shtuar që sa më shumë të dhëna të sigurohen nga këta njerëz që nuk kanë vuajtur nga sëmundje të tjera të mëparshme aq më shpejt mund të ketë përfundime të sakta.

Terapitë e bazuara në ilaçin heparin, të cilat kanë ngjallur entuziazëm të kujdesshëm, mund të shkojnë përpara edhe me autorizimin e agjencisë italiane të ilaçeve.

“Ne – thonë studiuesit- besojmë se kemi gjetur shkakun e vdekshmërisë nga koronavirusi. Nëse kjo vërtetohet atherë mund të themi se intubimet nuk do të jenë më të nevojshme si dhe do të parandalohen trompozat, shkaku i vdekjeve”.

Ata shprehen se është e panevojshme intubimi kur në fakt gjaku nuk arrin në mushkri. “Prandaj, efektiviteti i trajtimit terapeutik na bën të besojmë se kjo është arsyeja kryesore e vdekjeve të shumta”.

Ata thonë se “Shkaku kryesor i përkeqësimit të gjendjes së një pjese të madhe të pacientëve, është koagulimi i madh i gjakut”.

Me pak fjalë duket se virusi shkakton një reagim inflamator mjaft intensiv i cili gjithashtu shkakton dëme të mëdha në enët e vogla të gjakut, nga ku nis koagulimi që sjell më pas trompozë difuze.

Terapia me anti-inflamatorët dhe anti-koagulantët duket se në Itali ka dhënë rezultate të mjaftë të mira dhe si rezultat shumë spitale kanë nisur të trajtojnë pacientët me këtë lloj kokteili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË FRONT ME COVID19/ Manastirliu publikon FOTON e sanitares së spitalit: Punë e paçmuar
Previous article SKANDAL NË KUFI/ Gjermanët pështyjnë francezët: Kthehuni në vendin tuaj

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT