Kjo ishte një luftë për shpirtin e Partisë Republikane. Trump e fitoi.
Nga Tim Alberta*
Ryan u lehtësua që do ishte në shtëpi. Pak javë më parë, ai kishte kryer punët e tij përfundimtare dhe e la Uashingtonin njëherë e mirë, duke i dhënë fund një karriere 20-vjeçare në Kongres.
Kjo fazë përfundimtare e udhëtimit politik të Ryan sigurisht që ishte më e lodhshmja.
Njëherë e një kohë, ai ishte zhgënjyer nga perspektiva e Trump si kandidat i GOP.
Edhe pasi Trump mposhti grupin primar të republikanëve, Ryan nuk pranoi t’i tërhiqte kundërshtimet e tij, duke qortuar në një moment “përkufizimin për një koment racist në tekstet shkollore”.
Megjithatë, kur erdhi koha për zgjedhjet më 8 nëntor 2016, Ryan nuk u mendua dy herë.
Ka punë historike për t’u bërë, u tha miqve, dhe grindjet me Trump do të ishin tërësisht kundërproduktive.
Ai nuk mund ta përballonte të ishte kryetar i Shtëpisë së Bardhë dhe ndërgjegja e Partisë Republikane.
Ajo që pasoi ishte një partneritet 26 mujor mes dy burrave që nuk e pëlqenin aspak njëri-tjetrin, por u bindën për domosdoshmërinë e një armëpushimi.
Edhe pse siguroi fonde të reja për ushtrinë dhe rishkrimin e kodit tatimor, Ryan e dinte se historia do t’i mbante mend republikanët për veprimet nën hijen e një presidenti, performanca e të cilit eklipsonte arritjet e tyre legjislative.
Dilema e Ryan ishte shumë e ngjashme me rebelimin që Partia Republikane përballet sot: A duhet t’i dënojmë komentet e fundit ofenduese të Trump, apo do të bëjmë sikur s’ka ndodhur asgjë dhe të vazhdojmë të punojmë me të?
Duhet ta studiojmë gjykimin e historisë, apo thjesht të përpiqemi të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur, pavarësisht nga keqardhja jonë?
Shumica e republikanëve kanë zgjedhur këtë të fundit, edhe nëse mund të pendohen më vonë.
A ndjen keqardhje Paul Ryan? Pak.
Duke qëndruar në mënyrë bindëse deri ditën kur u largua nga zyra, ai ishte gati të tërhiqej në pension.
Ishte e qartë se Ryan kishte filluar të merrte parasysh trashëgiminë e Trumpit dhe rolin e tij në shoqërimin me të, ndërsa ai fliste për “përçarjen” e kombit dhe se si Amerika kishte përjetuar periudha “të shëmtuara” më parë.
“Ne jemi bërë shumë të pandjeshëm për të gjitha,” tha ai.
“Jo vetëm në qeveri, por teksa jetojmë jetën tonë, kemi përgjegjësi të përpiqemi dhe të rindërtojmë.
Mos e mashtroni gruan tuaj. Mos mashtroni askënd.
Jini një njeri i mirë. Vendosni një shembull të mirë.
Dhe mbështesni institucionet e tjera që bëjnë të njëjtën gjë.”
Ryan e njohu rëndësinë e asaj që thoshte dhe reagimin që do të merrte nga njeriu më i fuqishëm në botë.
“Ndjeva një përgjegjësi të madhe për të ndihmuar institucionet që të mbijetonin”, kujton Ryan, duke treguar se si ai nuk fjeti aspak natën e zgjedhjeve 2016.
“Pra, motoja ime ishte ‘Vetëm një person mund të jetë kryetar i Dhomës.
Unë nuk jam ekspert. Detyra jonë tani e tutje është që të ndërtojmë antitrupat e vendit … të kemi rojet në gadishmëri”.
Ryan shtoi: “I thashë vetës se duhet të kem një lloj marrëdhënie me këtë njeri, për ta ndihmuar atë të marrë vendimin e drejtë.
Sepse, po ju them, ai nuk di asgjë për qeverisjen.
Doja ta qortoja atë gjatë gjithë kohës.
Ajo që mësova ishte se më duhej ta bëja këtë gjë në mënyrë private.
Pra, e bëra atë privatisht – gjatë gjithë kohës.
Dhe ai përfundoi duke e vlerësuar disi përpjekjen time.
Ne patëm më shumë debate me njëri-tjetrin se sa biseda të këndshme, gjatë dy viteve të fundit.”
Ashtu si shumë nga aleatët e tij në administratë – Jim Mattis, John Kelly, Rex Tillerson – Ryan besonte se vetëm duke shmangur konfrontimin publik me presidentin, mund të mbante ndikimin e tij dhe se vetëm duke ruajtur ndikimin e tij, ai mund të ndihmonte në zbutjen e dëmit që po bëhej nga Trump.
“Ata që qendruan pranë tij vërtet ndihmuan që ta ndalonin nga marrja e vendimeve të këqija. Gjithë kohës”, thotë Ryan.
“Ka funksionuar shumë mirë. Ai ishte me të vërtetë i sinqertë dhe i aftë të mësonte….
Ne e ndihmuam atë të merrte vendime shumë më të mira, të cilat ishin në kundërshtim me llojin e reagimit të tij”.
Ryan u ngarkua me udhëheqjen e një dege të qeverisë federale, e cila e caktoi sipas nenit I të Kushtetutës, përgjegjës për kontrollin e ekseseve dhe abuzimeve të ekzekutivit.
Është e vërtetë se fjalët e thëna jashtë mjedisit të punës, mund t’i kushtonin atij vendin e fituar.
Por është gjithashtu e vërtetë se heshtja e Ryan dhe heshtja e shumë republikanëve, nga liderët e partive deri tek anëtarët e e thjeshtë, e inkurajuan Trumpin që ta shtynte retorikën e tij në vende sa vjen e më të errëta.
“Samiti i Varfërisë”, ashtu siç u quajt, ishte një forum nga kryetari Ryan dhe senatori Tim Skot, të cilët donin të tregonin shtrirjen e GOP te të varfërit dhe votuesit e pakicave.
Përpara turmës më multietnike që ishte parë ndonjëherë në një ngjarje republikane, shpresat e shumta presidenciale – Marco Rubio, Jeb Bush, John Kasich – u bashkuan me Ryan dhe Scott në skenë për të diskutuar mbi zgjerimin e mesazhit të partisë, duke përqafuar diversitetin dhe ndjeshmërinë si karakteristika thelbësore amerikane.
Donald Trump nuk u shfaq atë ditë. Ai e refuzoi ftesën për të marrë pjesë.
Kjo ishte një gjë e mirë për Ryan: Ai u tha miqve se ishte misioni i tyre për të neutralizuar influencën e Trump, ose rrezikohej të humbiste kontrolli i partisë së tyre.
“Bëhet fjalë për një vend të dyfishtë, një vend të polarizuar”, tha Ryan gjatë asaj fundjave, i ulur në një sallë konferencash në qendër të qytetit.
“Një nga arsyet që unë mendoj se është i polarizuar është për shkak të politikës. ”
Tre vjet më vonë, në Janesville, Ryan, së bashku me vizionin e tij për partinë, ishin mundur.
Ai e pranon se mund të kishte bërë më shumë për të zmbrapsur disi Trumpizmin.
Ai përjetoi të gjitha fazat e pikëllimit: mohimi (në asnjë mënyrë nuk mund të fitojë Trump), zemërimi (“Unë e quajta racist!”), bisedime dhe depresioni (“Kjo është fatale”, i tha ai Reince Priebus).
Kjo rezistencë ishte e bazuar në një besim themelor se Partia Republikane ishte ende partia e tij.
Në fakt, Ryan thotë se duhet ta kishte njohur më mirë.
Duke marrë parasysh ngjarjet konvergjente politike, kulturore dhe socio-ekonomike të shekullit njëzet e një dhe duke reflektuar mbi to në kontekstin e ndryshimeve historike- ideologjike ndërpartiake, ai tani pranon se e drejta amerikane ishte e prapambetur për revolucion.
Ky revolucion prodhoi një president i cili ka ripërtërirë konservatorizmin, dhe vetë GOP, në imazhin e tij: “izolacionist, proteksionist dhe anti-emigrant”, siç e përshkruan Ryan.
Arsyeja që ka shumë pak ligjvënës republikanë të gatshëm ta sfidojnë Trumpin kur ai përkrah retorikën e urryer dhe fanatike – siç bëri këtë javë -është se ata e dinë se partia tani është tërësisht e Trump-it, dhe sfida ndaj saj do të sillte vuatjen prej së cilës Ryan kishte frikë.
Natyrisht, ironia është se Ryan përfundoi gjithsesi në listën e armiqve të Trump – i quajtur “i dobët” dhe “budalla” dhe një “dështim” nga një president i cili i përulej kryetarit të Parlamentit për të aprovuar axhendën legjislative të partisë përmes Kongresit.
Nëse javën e kaluar republikanët kanë mësuar diçka, historia nuk do t’i kujtojë me dashamirësi ata që presin që koha e tyre në qeveri të skadojë para se të paralajmërojnë për strategjinë e presidentit.
Shumë prej tyre do të mbeten të heshtur, sepse ata e shohin pozitën e tij në parti si të shkurtër dhe të paqëndrueshme, duke besuar se dalja e tij nga zyra do t’u lejojë atyre të rehabilitojnë reputacionin republikan.
“Trumpizmi është një moment populist që jemi duke përjetuar, që do të mbetet këtu edhe pasi Trump të jetë zhdukur.
Dhe ne duhet të mësojmë se si të përballemi me të”, thotë Ryan.
“Krahu republikan Reagan mundi krahun republikan Rockefeller”, përfundoi Ryan.
“Dhe tani krahu Trump mundi krahun Reagan.”
*Politico.com-Përshtati në shqip për TemA-Diona Çeço