• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHPIKJE SHQIPTARE/ Prodhohet raki hashashi! Nuk do e besoni sa kushton litri
Home
Sociale

SHPIKJE SHQIPTARE/ Prodhohet raki hashashi! Nuk do e besoni sa kushton litri

22 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Rrugët e trafikimit të kanabisit nga Shqipëria në Europën Perëndimore duket se përherë e më shumë po ngushtohen. Kjo i ka detyruar shqiptarët të krijojnë mënyra të reja dhe alternative të përdorimit të kësaj bime.

Kështu, në zonat e thella të Përmetit, kultivuesit e lëndës narkotike kanë bërë një shpikje të veçantë. Bëhet fjalë për prodhimin e rakisë së hashashit, e cila, ka pasur mjaft sukses edhe pse është ende në fazë eksperimentale.

Procesi teknologjik i përftimit të produktit alkoolik është i thjeshtë dhe tërësisht i ngjashëm me atë të rakisë së rrushit. Kultivuesit e hashashit paraprakisht përziejnë mushtin e rrushit të shtrydhur me sasi gjethesh dhe boçesh të hashashit.

Prodhuesit e teknologjisë novatore nuk e tregojnë raportin e përzierjes së lëngut të rrushit me masën e lëndës narkotike. Pas përfundimit të procesit të fermentimit të mushtit të përzier, lëngu i fermentuar vendoset për zierje në kazanët e bakrit.

Pas përfundimit të procesit të distilimit në kazanët prej bakri, përftohet një lëng i bardhë me aromë dhe shije hashashi. Sipas prodhuesve të saj, rakia e hashashit vjen më e butë, ka shije më të mirë dhe efekte më të ndryshme nga ajo e rrushit.

Prodhuesit klandestin e kanë më të lehtë të shmangin kontrollet e policisë duke trafikuar lëngun e rakisë, se vetë hashashin.

Disa emigrantë përmetarë kanë filluar ta eksportojnë rakinë e hashashit në Greqi. Një litër raki hashashi në tregun ilegal grek kushton 25 Euro. Pritet që shumë shpejt ky produkt i ri të gjejë shtrirje edhe në zona të tjera ku hashashi është depozituar e fshehur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E tmerrshme, nëna i jep fëmijës 1 vjeçar të konsumoj marihuanë (Video)
Previous article Alarmon FIFA: Stadiumet nuk janë gati për Kupën e Botës (Foto)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT