• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPIFËSIT NË GJYKATË”/ Rama paralajmëron: Ligji në janar, se para Vitit të Ri presidenti…
Home
Politikë

“SHPIFËSIT NË GJYKATË”/ Rama paralajmëron: Ligji në janar, se para Vitit të Ri presidenti…

18 December, 2019 k.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se paketa anti-shpifje do të kalojë sot në Kuvend. Por, ai shtoi se e ka të qartë se presidenti Ilir Meta do ta kthejë këtë paketë.

Kreu i qeverisë theksoi se AMA nuk zëvendëson gjykatën, pasi çështjet e shpifjes do të vijojnë të trajtohen në dyert e drejtësisë dhe jo të AMA-s.

“AMA nuk zëvendëson gjykatën, ajo është instanca ku konkludohet. Por gjykata dhe vetëm gjykata, shqyrton çështjet kur ngrihet problemi i shpifjes.

Ligji e ka qartë fare këtë. Nuk ka ligj të përsosur, çdo ligj është i përmirësueshëm, por ne nuk mund ta shtyjmë në pafundësi në kërkim të perfeksionit, miratimin e ligjit sot.

Do miratohet sot, si një e drejtë e gjithkujt të mbrohet nga llumi i shpifjes dhe ne do vazhdojmë punën për aspektet procedurale rregullatore, siç kemi rënë dakord dhe nga fjalia e parë tek e fundit, ligji është 100 % i përputhur me standardet ndërkombëtare. këtu jua them të konfirmuar 100 % me shkrim nga institucioni i përcaktuar për të ndjekur këtë proces, që është OSBE-ja.

Pasi u morën rekomandimet e OSBE, u aplikuan 100 % në tekst, u la detyra që procesi të vazhdojë me OSBE. Ky ligj do të kalojë sot, do apo jo Peçi Vasili, apo heronjtë tek dera e parlamentit. Unë me këta do të vazhdoj në gjykatë, nuk merrem me AMA-n, më janë bërë deri tani 60 çështje, mund të bëhen 6 mijë, këtyre nuk u ndahem, këta ose do të vinë në gjykatë të provojnë që ato që thonë janë të vërteta, ose do dënohen si fajtorë për përhapjen e shpifjeve.

Ato që thotë Kurani për ata që janë atje, janë shumë herë më të rënda se ato që do të them unë në ditën kur do të jem më i angazhuar se kurrë kundër tyre, po ju siguroj për këtë. Nga sot shqiptarët ta dinë që kanë një instrument nga janari, se para vitit të ri do na e kthejë presidenti”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA-REAL MADRID/ Pas 89 kampionatesh dhe 2385 ndeshjeve, ja sa gola diferencë (STATISTIKAT)
Previous article BARCELONA-REAL MADRID/ "El Clasico" vjen më i zjarrtë se kurrë, gati për të pushtuar Spanjën

k.autor

Postime të ngjashme

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe... Aktualitet

"ISHA NË SHOK"/ Zbardhet dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen në Ksamil: Thikën ia mora një turisti dhe...

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË PUKË/ Digjen disa banesa në fshatin Gojan i madh, nis evakuimi i banorëve

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec Breaking News

"S'KA MUSHKË TROJE QË NA LËKUND"/ Rama reagon pas incidentit me himnin në Pustec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT