• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SHPËTOVE TRE JETË”/ Mjekja rrëfen momentin emocionues: Ia tregova bebin pa u prerë…
Home
Jetë

“SHPËTOVE TRE JETË”/ Mjekja rrëfen momentin emocionues: Ia tregova bebin pa u prerë…

13 March, 2022 k.autor Jetë

Dështimi i shtatzënisë së parë solli një hendek të madh te Albana që mundi të gjente ngushëllim vetëm pas marrjes së lajmit se brenda saj po rritej një qenie e re. Por siç tregoi më herët në “Ka Një Mesazh Për Ty” nuk ishte e lehtë kjo shtatzëni e dytë pasi iu desh të qëndronte 8 muaj në shtratin e spitalit. Arsyeja pse Albana nuk u dorëzua ishte Teuta, mjekja që hynte çdo ditë në dhomën 4 pa bërë asnjë ditë pushim. Ndaj, ajo ka thirrur mjeken e saj në këtë pjesë të “E diela shqiptare” në Tv Klan për ta falënderuar që e shtyu përpara në periudhën e vështirë.

Albana: Doktoreshë Teuta, të duam pa kushte, familjarisht. Të jemi shumë mirënjohës. Jo vetëm unë dhe bashkëshorti, por gjithë familja ime. Brenda meje vërtet u rrit një fëmijë, por nuk e rrita unë, atë e rrite ti dhe falë teje unë sot jam nënë. Ti shpëtove jo një fëmijë, por tre jetë, fëmijën tonë, mua dhe bashkëshortin. Të falënderoj shumë. Unë kam kuptuar që nuk ka të tillë mjekë, jam gabuar, të kërkoj falje, njëmijë herë të kërkoj falje. Të dua shumë, faleminderit për gjithçka.

Mes emocioneve, doktoresha rrëfen episodin e lindjes së vajzës së Albanës, momentin më drithërues për të gjithë ekipin.

Teuta: Moment tjetër shumë kulminant ishte dita e lindjes së Bukuries, që ishte me emocione shumë të forta.  Natyrisht ne me të gjitha ekzaminimet tona, kujdesin tonë përpiqemi që punët të ecin mirë, të kontrollohet gjithçka. Por pasi lind bebi shihet gjithçka. Në sallën e operacionit atë ditë që ishte plot emocione për Albanën, familjen dhe ne, kirurgu pasi e nxjerr bebin dhe e shoh që është i shëndetshëm,  bukurosh etj, pa e prerë kordonin mamia ia tregoj Albanës “shihe sa të bukur e kemi bërë”. Ishte një moment magjepsës, shumë i bukur që nuk e harroj kurrë. Dhe ja ku jemi këtu në këto momente që janë shumë të bukura për të dyja ne, Albana të falënderoj shumë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NJERËZIT NË SHESH, TI LYP BUKË NË SERBI"/ Rama-ndjekësit: Nuk është populli, por një turmë e verbër pas “Foltores” dhe fallxhores
Previous article TRONDITËSE NË ITALI/ Tifozët e Veronës e teprojnë, i japin Rusisë koordinatat e…

k.autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT