Katër ditë pas aktit heroik të Ardmir Murataj, i riu i cili shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake në Fier, bashkia e këtij qyteti e ka nderuar me Certifikatë Mirënjohje.

Murataj është pritur në ambientet e Bashkisë nga kryebashkiaku Armando Subashi me të cilin ka diskutuar edhe rreth asaj çfarë ndodhi në lumin Seman, ku 42 vjeçarja Rudina Kishta nga Elbasani tentoi të mbyste dy vajzat në afërsi të urës së fshatit Daullas pas i vuri flakën banesës së bashkëjetuesit të saj.

Po ashtu Subashi i ka premtuar të riut se do të shohë edhe mundësinë për punësimin e tij.