Një turiste ukrainase është shpëtuar nga policia pas një incidenti të ndodhur gjatë notit në shkëmbinj, për shkak të motit të keq. Turistja kishte mbetur e bllokuar në shkëmbinj dhe nuk mund të kthehej në breg. Bashkëshorti i saj, i cili kishte alarmuar policinë, ka ndihmuar në shpëtimin e saj.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme për të nxjerrë turistën nga zona e rrezikshme. Sipas informacioneve të fundit, turistja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze.


